Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Share/Bookmark













Rreth lajmit...

Masakėr, katėr shqiptarė vrasin truprojėn e diskos

Publikuar nga Gazeta Shqip me 2-8-2010
Masakėr mes shqiptarėsh nė Selanik ku njėri ka mbetur i vrarė dhe katėr bashkautorė u zhdukėn duke i shpėtuar ndjekjes policore. Ngjarja ka ndodhur nė orėn 03.00 tė ditės sė sotme (e shtunė), nė rrugėn "Agnosto Stratioti" nr 1 (rruga Ushtari i Panjohur), nė qytetin e Lamias, i njohur si i mbipopulluar nga emigrantėt shqiptarė. Pas mesnate, 23-vjeēari shqiptar, i cili punonte si truproje nė diskotekėn nė periferi tė Lamias, ka qenė duke bėrė punėn e tij, ku pjesė e detyrės ishte tė ndalonte grupe meshkujsh tė hynin tė pashoqėruar. Pikėrisht kjo duket se "i ka ngrėnė kokėn" 23-vjeēarit me banim nė Lamia prej disa vitesh. Nė orėn 02.00 tė sė shtunės, nė portėn kryesore tė diskotekės janė afruar katėr djem shqiptarė, qė tė gjithė tė moshės nga 21 deri 23 vjeē. Ata i kanė kėrkuar qė tė futeshin tė gjithė brenda nė disko. Por kėtu ėshtė dashur tė zbatohet rregullorja dhe 23-vjeēari u ka kėrkuar qė tė largoheshin, sepse ishin tė pashoqėruar dhe pėr rrjedhojė nuk mund t‘i linte tė hynin brenda. Duket se kjo i ka vėnė nė sedėr, madje i ka nxehur keqas katėr djemtė shqiptarė, qė tė gjithė me banim nė qytetin e Lamias. Ata e kanė sharė sa tė mundnin dhe janė larguar, por me njė skenar shumė tė hidhur, me synimin pėr tė marrė pak "zemėr" dhe tė riktheheshin pėr "hakmarrjen e madhe". Kėshtu kanė bėrė, janė larguar dhe i kanė hipur makinės, por pas rreth njė ore janė rikthyer sėrish, pasi kishin rrėkėllyer disa gota pije alkoolike. Me tė dalė nga makina, me thika nė duar, ata i janė afruar edhe njė herė truprojės, por kėtė radhė jo pėr tė kėrkuar qė tė futeshin brenda, por pėr ta "hequr qafe". Tė paktėn dy prej shqiptarėve iu vėrsulėn dhe e qėlluan me thika kurse dy tė tjerėt e mbanin me duar qė tė mos vetėmbrohej. Pasi e lanė pėrtokė nė njė pellg gjaku, tė katėr tė rinjtė shqiptarė morėn arratinė. Ngjarja solli gjendje shoku, sepse stafi i diskotekės dhe klientėt u lemerisėn nga skena. Kurse policia e mbėrritur pa vonesė nė vendngjarje, dėrgoi tė plagosurin nė spitalin shtetėror tė Lamias, ku mjekėt thanė se 23-vjeēari ndėrroi jetė vetėm pak minuta mė pas, si pasojė e plagėve fatale qė kishte marrė nė fyt dhe nė trup. Dėshmitarė nė vendngjarje, i dėshmuan policisė se 23-vjeēari u sulmua nė portėn e diskotekės, nė krye tė detyrės dhe u qėllua me armė tė ftohta nga katėr djem moshatarė me tė, gjithashtu shqiptarė. Policia tha se i ka identifikuar autorėt e krimit, por ende nuk ka arritur t‘i kapė ata.



Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...