Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: "Berisha 2" bėn bilancin e 100 ditėve
Publikuar nga Gazeta Shqip me 2-8-2010
- Lajmi...
"Berisha 2" bėn bilancin e 100 ditėve
Publikuar nga Gazeta Shqip me 2-8-2010
100 ditė mė parė, kabineti "Berisha 2" mori votėbesimin dhe miratoi nė Parlament programin e tij politik pėr katėr vitet qė vijnė. Pas kalimit tė vetėm 100 ditėve nga rruga e gjatė qė qeveria ka pėr tė bėrė, Kryeministri Berisha i ka konsideruar si tė suksesshme tre muajt e saj tė parė. Kėto dy ditė, Kryeministri pritet tė bėjė edhe analizėn e punės sė qeverisė sė tij nė kėto 100 ditė, tė cilat konsiderohen si starti i rrugės sė gjatė dhe si njė tregues pėr suksesin apo jo tė objektivave qė kabineti i ka bėrė publike. Nė bilancin e 100 ditėve tė para, ajo qė do tė spikasė si arritje ėshtė edhe marrja e vendimit nga ana e Komisionit Europian pėr nisjen e procedurave tė statusit kandidat tė Shqipėrisė dhe dorėzimi i pyetėsorit pak ditė mė parė. Por duket se Kryeministri do tė ketė vėshtirėsi pėr sa i pėrket faktit qė shqiptarėt ende nuk kanė arritur tė pėrfitojnė liberalizimin e vizave, nė kundėrshtim me vendet e rajonit, tė cilat tashmė lėvizin lirshėm nė vendet e Bashkimit Europian. Statusi
Nė mesin e muajit nėntor, ministrat e Jashtėm tė vendeve anėtare tė Bashkimit Europian i hapėn rrugėn Shqipėrisė drejt fillimit tė procedurave pėr marrjen e statusit kandidat nė Bashkimin Europian. Ky vendim u shoqėrua me entuziazėm nė radhėt e mazhorancės, pėrfaqėsuesit e sė cilės e konsideruan vendimin e ministrave tė Jashtėm tė BE-sė si historik. Hapja e procedurave pėr statusin kandidat tė BE-sė pritet tė jetė edhe pika e fortė e raportit qė Kryeministri Berisha po pėrgatit nė kuadėr tė 100 ditėve tė para tė qeverisė qė ai drejton. Po kėshtu, njė arritje nga ana e mazhorancės konsiderohet edhe marrja e pyetėsorit tė Komisionit Europian nga ana e Shqipėrisė brenda kėtij viti. Berisha e ka quajtur marrjen e pyetėsorit si njė sfidė qė Shqipėria i ka tė gjitha gjasat ta pėrballojė me sukses. Sipas Kryeministrit, administrata do tė jetė nė gjendje ta dorėzojė kėtė pyetėsor nė tre muajt e parė tė vitit tė ardhshėm, pėr tė arritur kėshtu njė rekord pėr sa i pėrket kohės sė njė vendi pėr tiu pėrgjigjur pyetjeve tė Komisionit Europian. Nga ana tjetėr, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka theksuar se pėrveē shpejtėsisė me tė cilėn administrata do tė procedojė pėr sa i pėrket pyetėsorit, Shqipėria i ka tė gjitha gjasat pėr tė pėrfituar statusin e vendit kandidat nė Bashkimin Europian brenda njė viti.
Vizat
Ndonėse Kryeministri e ka shpallur si prioritet kryesor lėvizjen e lirė tė shqiptarėve nė vendet e Bashkimit Europian, qeveria nuk mund tė konsiderohet se ka pėrmbushur nė tre muajt e saj tė parė ėndrrėn e shqiptarėve pėr tė lėvizur pa viza nė Europė. Vėshtirėsia dhe pėrgjegjėsia e qeverisė duket se rritet nė kėtė pikė, nisur edhe nga fakti se vetėm pak ditė mė parė, Bashkimi Europian vendosi tė heqė vizat pėr tė gjitha vendet e rajonit tonė, duke lėnė jashtė Shqipėrinė edhe Bosnjė-Hercegovinėn. Por, ndonėse lėvizja e lirė nuk arriti tė miratohej gjatė 100 ditėve tė para tė qeverisė, pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė mazhorancės kanė siguruar se shqiptarėt do tė arrijnė tė lėvizin pa viza nė Europė nė mesin e vitit tė ardhshėm. Sipas Kryeministrit Berisha, qeveria ka bėrė hapa pėrpara pėr sa i pėrket sigurisė, mjeteve tė identifikimit tė qytetarėve shqiptarė dhe luftės kundėr krimit tė organizuar e korrupsionit. Nė kėtė kuadėr, Kryeministri ka theksuar se qeveria po merr tė gjitha masat pėr tė luftuar edhe financat e krimit tė organizuar, pėr ti dhėnė kėshtu njėherė e mirė fund aktivitetit tė tyre kriminal. Sipas Berishės, lufta ndaj kapitalit tė mafies ėshtė prioritet kryesor pėr qeverinė qė ai drejton.

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...