Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Gjykata lė nė burg pa afat vjedhėsit e naftės

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Tė gjashtė tė arrestuarit pėr tentativėn e vjedhjes sė naftės bruto janė pėrballur dje me masėn e sigurisė qė gjykata ka vendosur ndaj tyre. Njėri pas tjetrit tė akuzuarit pėr tentativėn e vjedhjes sė "arit" tė zi kanė mbėrritur nė Gjykatėn e Rrethit Gjyqėsor nė Berat, ku janė njohur me masėn e sigurisė. Pėrfaqėsuesi i akuzės, Skėnder Mestani, i kėrkoi gjykatės tė cilėsojė tė ligjshėm arrestimin e Viktor Tashit, Luftar Dostit, Altin Ramės, Pėrparim Protoduarit, Ferdinant Sefės e Arben Seminit, dhe kėrkoi vendosjen e masės sė sigurisė me "burg pa afat" pėr veprėn penale tė "vjedhjes nė bashkėpunim tė mbetur nė tentativė". Vetė tė akuzuarit nuk kanė pranuar tė flasin nė lidhje me akuzėn, por e kanė kundėrshtuar atė. Mė pas kryetarja e trupit gjykues, Fatime Velēani, ka pranuar kėrkesėn e bėrė nga prokurori, duke vendosur masėn e sigurisė me burg pėr akuzėn nė fjalė. Gjashtė tė akuzuarit, mes tė cilėve dy punonjės tė mirėmbajtjes nė sektorin e naftės, u arrestuan mbrėmjen e tre ditėve mė parė nė afėrsi tė fshatit Poshnjė.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!