Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Angli, pasaportat burgosin dy shqiptare tė trafikuara
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
- Lajmi...
Angli, pasaportat burgosin dy shqiptare tė trafikuara
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Dy vajza shqiptare, tė detyruara tė punonin si prostituta, janė dėnuar me nga 12 muaj burg secila, pasi ishin trafikuar nė Angli ilegalisht pėrmes pasaportave tė falsifikuara. A. Sh., 23 vjeēe, ka pranuar dy akuzat pėr posedim tė njė pasaporte tė falsifikuar, tė cilėn ka tentuar ta pėrdorė dhe pėr hyrje nė Angli pėrmes mashtrimit, duke fituar leje qėndrimi. Po tė njėjtat akuza kanė rėnduar pėr E. H., 23 vjeēe. Sipas prokurorisė, nė akuzėn e dytė ajo kishte konsumuar krimin e kėrkesės sė azilit si shtetase kosovare, pasi kishte hyrė nė Angli me pasaportė tė falsifikuar. Tė dyja shqiptaret ishin trafikuar nga dy persona tė ndryshėm pėr tu shfrytėzuar si prostituta. Ndėrkohė, tani, pas njė shfrytėzimi tė gjatė, atyre do tu duhet tė pėrballen edhe me burgun, pasi ishin pajisur nga tutorėt e tyre me pasaporta false, nė mėnyrė qė tė mos kapeshin nga policia. "Hyrja nė vendin tonė me pasaporta tė falsifikuara ėshtė njė krim i dėnueshėm. Si pasojė e pėrdorimit tė kėtyre dokumenteve, ju keni qėndruar nė kėtė vend pėr disa vjet. Ndėshkimi i kėtij krimi ėshtė burgu. Ju dėnoj me nga 12 muaj burg secilėn. Nė fund tė dėnimit urdhėroj dėbimin tuaj nė Shqipėri", ka thėnė gjykatėsi Dobkin, gjatė leximit tė masės sė dėnimin nė gjykatėn e krimeve "Leeds Crown Court".Arrestimi
Prokurori David Hurlstone i tha gjykatės se mė 24 prill 2008 policia lokale ekzekutoi njė mandat kontrolli nė njė shtėpi publike nė zonėn Beeston. Nė momentin e kontrollit u gjetėn tre vajza shqiptare. Njėra prej tyre ishte A. Sh., e cila paraqiti njė pasaportė greke, por asnjė lloj tjetėr dokumenti me emrin e saj. Pasi policia ka konkluduar se pasaporta ishte e falsifikuar, e ka arrestuar atė. Gjatė marrjes nė pyetje nė polici, shqiptarja ka treguar se ajo ishte trafikuar me anė tė kėsaj pasaporte nga Greqia dhe se kishte katėr javė qė ishte sjellė nė atė shtėpi publike. Po nė tė njėjtėn datė, policia e zonės Yorkshire ka ndėrmarrė njė tjetėr kontroll nė njė shtėpi publike nė zonėn Wycliffe Crescent Leeds. E. H. ka hapur derėn dhe ėshtė prezantuar si shtetase lituaneze. Ajo tha se kishte gjashtė vjet qė kishte ardhur nė Angli. Gjatė kontrollit, policia gjeti pasaportėn, bashkė me njė patentė lituaneze, po ashtu edhe njė dosje me dokumente nė njė emėr tjetėr. Vajza e re ka pranuar se pėrdorte pasaportėn lituaneze pėr tė qėndruar nė Angli, ndėrkohė qė kishte aplikuar pėr azil si shtetase kosovare.
Skllave seksi qė 16 vjeēe
Nė fytyrėn e E. H. dalloje shqetėsim, ankth dhe frikė teksa gjykatėsi Dobkin lexonte masėn e dėnimit. Ky dėnim ishte vuajtja e radhės pėr kėtė vajzė, e cila u trafikua nė Angli qė kur ishte 16 vjeēe. Pėr 7 vjet me radhė, deri nė momentin e arrestimit, ajo nuk njihte asgjė tjetėr pėrveē plotėsimit tė dėshirave seksuale tė meshkujve qė paguanin pėr trupin e saj. Historia e vajzės sė re ėshtė e njėjtė me ato tė mijėra vajzave tė trafikuara. Premtimi i jetės mė tė mirė nga i dashuri e me tė mbėrritur nė Angli pėrballja me njė realitet ku ajo do tė hiqte tė zitė e ullirit, prostitucioni. Pėr njė moment ajo do tė fitonte lirinė, pasi i dashuri, tashmė i kthyer nė tutor, do tė futej nė burg pėr njė tjetėr krim. Ajo nuk do ta jetonte lirinė pėr shumė kohė. Shokė tė ish-tutorit tė burgosur do ta rikthenin atė nė shtėpitė publike nė Leeds. Sipas avokatit tė saj mbrojtės, ajo nuk kishte guximin tė shkonte nė polici tė raportonte kalvarin e vuajtjeve si prostitutė kundra dėshirės sė saj, pasi kishte frikė se mos i ndodhte diēka nė familje. Avokati ka sqaruar se shqiptarja ishte detyruar nga tutori i saj tė kėrkonte azil si shtetase kosovare, nė mėnyrė qė tė mos kishte problem me qėndrimin nė Angli. Pas shtatė vitesh vuajte, ajo nė pėrfundim tė dėnimit do tė dėbohet pėr nė Shqipėri, ku shpesh nė tė tilla raste, kur familja merr vesh se ēfarė ka ndodhur me vajzėn e tyre, u mbyll derėn duke i braktisur.
- Opinioni juaj...
Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!