Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Policia gjen njė thes drogė dhe njė gomone
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
- Lajmi...
Policia gjen njė thes drogė dhe njė gomone
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Gjetja e njė sasie lėnde narkotike nė njė pyll pranė Himarės ka ngritur nė kėmbė policinė kufitare. Njė patrullė kufitare ka gjetur dje nė orėn 10:30 njė thes me kanabis sativa, 200 metra nė jug tė Portit tė Himarės. Menjėherė pas kėtij rasti blutė e kufirit, sė bashku me sektorin e Antidrogės nė Drejtorinė e Policisė sė Vlorės, nisėn hetimet pėr pronėsinė e lėndės narkotike, duke marrė nė pyetje persona qė mund tė kishin qenė nė zonė kohėt e fundit. Mė shqetėsues ka qenė dyshimi pėr njė linjė trafiku qė mund tė jetė rizgjuar mes kėsaj zone dhe Greqisė, qė ndodhet pak milje larg dhe mund tė arrihet lehtė me skafe. Edhe pse pas gjetjes sė lėndėve narkotike e gjithė zona u kreh, nuk u arrit tė gjendej asnjė mjet lundrues qė mund tė kishte lidhje me kėtė sasi droge. I vetmi mjet lundrues i bllokuar sė fundmi ėshtė njė gomone me njė motor shumė tė vogėl prej 10 kuajsh, qė u gjet i braktisur nė Dhėrmi. Policia thotė se ky mjet mund tė mos ketė lidhje me drogėn, pasi pėrveē motorit tė vogėl, ishte braktisur shumė pranė postės sė policisė kufitare.- Opinioni juaj...
Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!