Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Sarandė, bashkia "eksperimenton" mbledhjen e plehrave me lopatė

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Nė mbrėmjen e tė enjtes dhe pėrgjatė gjithė natės duke gdhirė e premte, stacionet e kontejnerėve tė plehrave nė qytetin e Sarandės kanė qenė nė vėmendjen e bashkiakėve. Por mėngjesi ka treguar se ky ka qenė njė stėrmundim, pasi shkarkimi i tyre duke "rekrutuar" punėtorė krahu dhe makina tė hapura ka qenė i pamundur pa angazhimin e mjeteve tė firmės sė pastrimit. Marrėdhėniet me kėtė firmė janė mbajtur tė ngrira pas pėrfundimit tė kontratės, ndėrkohė qė edhe 4 ditėt e para tė korrikut nuk kanė mjaftuar pėr tė mundėsuar shtyrjen e kontratės, sipas ligjit tė prokurimit, pėr 20 pėr qind tė vlerės totale vjetore. Vetėm pjesėrisht Saranda ėshtė zgjuar tė premten mė e lehtėsuar nga rrethimi prej plehrave tė pahequra prej katėr ditėsh. Nė sfondin e mosuljes pėr dialog me firmėn e pastrimit, bashkia ka aplikuar zgjidhjen e sforcuar tė largimit tė plehrave me makina joteknologjike dhe me njė rendiment qė nuk ka bėrė dot tė mundur shtrirjen e shėrbimit nė tė gjithė qytetin. Ėshtė "asgjėsuar" vetėm pika mė e rėnduar dhe mė problematike e mbulimit me plehra, qė ka qenė zona e hotel "Grandi"-t e ndonjė pikė tjetėr. Ndėrsa i vetmi ndryshim me fotot e marra dy ditė mė parė nė kontejnerėt e rrugėve dhe kryqėzimeve kryesore tė Sarandės ka qenė shtimi i volumit dhe erės sė rėndė tė plehrave tė pahequra. Mbetjeve ekzistuese urbane u janė shtuar edhe tė tjera. Me makina tė hapura e joteknologjike dhe me punėtorė qė pėrdorin lopata, pastrimi i qytetit ka treguar kthimin nė mėnyra mė shumė se artizanale dhe ka kompromentuar deklaratėn e bėrė publike tė enjten nga Aristotel Koēi, drejtor i Drejtorisė sė Shėrbimeve nė Bashki, se "mėngjesi i tė premtes do ta gjejė Sarandėn pa plehra". Pamundėsia e shkarkimit tė mbingarkesės me plehra, duke pėrdorur mjete artizanale, nė vend tė atyre bashkėkohore, ka qenė e dukshme qysh nė pėrpjekjen e parė pėr t‘u organizuar ndryshe pastrimi i qytetit. Kjo nuk ka qenė e mundur tė arrihet. Nuk ka dyshim se po tė vazhdohet me eksperimente tė tilla, qė po identifikohen si tė dėshtuara nė organizimin e shėrbimit tė pastrimit tė Sarandės, plehrat do ta bėjnė atė qytetin mė tė pakėndshėm pėr tė pushuar e madje edhe pėr tė jetuar.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!