Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Prefekti: Pikat e karburantit, tė rrezikuara nga zjarret

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Karburantet dhe zona naftėmbajtėse janė pėrcaktuar rrezik evident zjarresh nė territorin e Qarkut tė Fierit. Prefekti Shahin Bejdaj ka pėrcaktuar kėto si vatra tė rrezikshme pėr zjarre tė mundshme. Nė njė prononcim pėr gazetėn "Shqip", Bejdaj ka pranuar se raste tė shumta zjarresh janė regjistruar nė kėtė stinė tė nxehtė dhe se duhen marrė masa parandaluese pėr pikat mė tė rrezikuara. "Kemi njė numėr shumė tė madh karburantesh. Ata janė ndėrtuar shumė pranė njėri-tjetrit dhe sot janė njė rrezik evident zjarresh. Jemi qarku i parė nė vend qė ka kėtė numėr tė lartė karburantesh. Unė personalisht, nė bazė tė informacioneve zyrtare qė kam siguruar nga reparti i zjarrfikėseve, pikėrisht te karburantet e shoh rrezikun e zjarreve", tha prefekti Shahin Bejdaj. Ai ka cilėsuar si faktorė tjetėr tė rrezikshėm zjarri edhe zonėn naftėmbajtėse. "Jeni tė rrethuar nga vatra tė rrezikshme zjarri qė nė njė rast tė tillė shėnojnė njė katastrofė tė vėrtetė. Duhet vėmendje dhe angazhim i tė gjithėve qė tė mos lejojmė qė zona naftėmbajtėse tė pėrfshihet nga zjarri", tha ai duke sqaruar se ka njoftuar tė gjithė krerėt e institucioneve pėr situatėn dhe ka kėrkuar marrjen e masave. Qė nga fillimi i stinės sė nxehtė, nė Qarkun e Fierit kanė rėnė 18 zjarre. Rasti mė i fundit ka qenė nė Lushnjė, tri ditė mė parė, ku u dogjėn mbi 22 ha ullishta.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!