Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Fier, policia dokumenton 15 dosje tė vjetra nė gjashtė muaj

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Sektori i hetimit tė krimeve nė policinė e Fierit ka arritur rezultatet mė tė larta gjatė 18 viteve tė fundit. Bėhet fjalė pėr gjashtėmujorin e parė tė kėtij viti, ku nga sektorėt e hetimit tė Krimeve nė Drejtorinė e Policisė sė Fierit, pėr kėtė gjashtėmujor janė evidentuar 278 vepra penale dhe janė zbuluar 233 prej tyre ose 84%. Nė kėto vepra penale janė implikuar 302 autorė, nga tė cilėt 128 janė arrestuar nė flagrancė, 169 janė ndjekur nė gjendje tė lirė dhe 10 janė shpallur nė kėrkim, si dhe janė kapur 118 persona tė shpallur nė kėrkim ndėr vite.

Krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit 2007, rezulton se nga sektorėt e hetimit tė krimeve bashkė me seksionet e parandalimit tė krimit dhe policimit nė komunitet janė evidentuar gjithsej 461 vepra penale, ose 158 vepra penale me shumė se e njėjta periudhė e njė viti mė parė, me tė njėjtėn zbulueshmėri. Rritja me 158 vepra penale mė shumė se e njėjta periudhė e njė viti mė parė, ka ardhur si rrjedhojė e evidentimit mė tė saktė e tė plotė tė tė gjitha veprave penale, shtimin e deri nė dyfishimin e referimeve tė bėra kėtė vit nga sektorėt pėrkatės. Policia e Fierit tha nė analizėn e saj se pėr periudhėn janar-qershor 2008, sektori i luftės kundėr krimit tė organizuar, ka evidentuar gjithsej 44 vepra penale, ku tė gjitha janė referuar nė prokurori. Nga kėto janė zbuluar 43 vepra penale dhe ėshtė pa zbuluar 1 vepėr penale, ku e shprehur nė pėrqindje, zbulueshmėria arrin 98%. Gjatė kėsaj periudhe janė rifilluar dhe 2 procedime penale tė pezulluara, tė cilat janė me autorė dhe janė nė hetim. Nė kėto vepra penale janė implikuar gjithsej 60 autorė, nga tė cilėt 42 tė arrestuar nė flagrancė, 1 i ndaluar, 13 ndiqen nė gjendje tė lirė dhe 4 janė shpallur nė kėrkim. Nga antikrimi i organizuar, gjatė periudhės sė analizuar janė realizuar 11 operacione dhe janė goditur 5 grupe kriminale.

Ndėrkohė, tjetėr sukses i sektorit tė hetimit tė krimeve ėshtė edhe lufta ndaj narkotikėve. Nga seksioni i antidrogės janė evidentuar 18 vepra penale, nga tė cilat janė zbuluar 17. Nė kėto vepra penale janė implikuar 22 autorė, nga tė cilėt 20 janė arrestuar nė flagrancė, njė ndiqet nė gjendje tė lirė dhe njė ėshtė shpallur nė kėrkim. Ndėrsa pėr mbajtje tė lėndėve narkotike janė zbuluar katėr raste. Nė kėto vepra penale ėshtė bėrė sekuestrimi i 2 kg e 443.6 gramė lėndė narkotike e llojit heroinė, njė peshore elektronike farmacie, si dhe 375 qese tė vogla farmaceutike. Gjithashtu, janė bllokuar 90 rrėnjė kanabis, 61 rrėnjė opium, 4 kg e 189 gramė kanabis, njė granatė ofensive, njė ndezės granate, njė karikator automatiku, njė pushkė, 263 fishekė luftarakė dhe pesė automjete. Ndėrkohė, seksioni i antitrafikut, pėr kėtė periudhė qė analizojmė ka evidentuar gjithsej 26 vepra penale me 38 autorė, nga tė cilėt 23 tė arrestuar nė flagrancė, 12 nė gjendje tė lirė dhe 3 nė kėrkim. Nė kėto vepra penale tė evidentuara ėshtė bėrė sekuestrimi i 16 automjeteve luksoze, 25 aparate telefonash celularė, 200.000 lekė dhe 1.500 euro. Nė krahasim me vitin 2007, janė regjistruar 7 procedime mė shumė pėr kėtė vit dhe pėr rrjedhojė edhe autorėt e implikuar janė mė shumė nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar. Ndėrsa nga antikrimi ekonomik janė evidentuar 107 ngjarje, nga tė cilat janė zbuluar 105, nė tė cilat janė implikuar 135 autorė. Nė kėtė seksion, nga antikorrupsioni janė evidentuar 13 raste me 37 autorė. Krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit 2007 vihet re se pėr kėtė gjashtėmujor janė evidentuar 33 vepra penale mė shumė, 32 autorė mė shumė, ku pėr veprat penale nė fushėn e korrupsionit janė evidentuar 3 vepra penale mė shumė, me 10 autorė mė shumė. Vihet re njė rritje e konsiderueshme e numrit dhe vlerės sė aseteve tė sekuestruara, ku vlera e pėrgjithshme shkon mbi 1 milion euro, ku pjesa mė e madhe e sekuestrimeve ėshtė nė fushėn e krimeve ekonomike.

Ndėrkaq, sektori i Krimeve tė Rėnda ka evidentuar gjithsej 127 vepra penale, nga tė cilat janė zbuluar 85 me zbulueshmėri 67%. Nė kėto vepra penale janė implikuar 107 autorė, nga tė cilėt arrestuar e ndaluar 75, ndiqen nė gjendje tė lirė 26 persona dhe 6 janė shpallur nė kėrkim. Gjatė kėsaj periudhe, nga ky sektor nė Fier janė zhvilluar 18 operacione, ku janė arritur rezultate tė mira. Ndėrkohė, mbi bazėn e punės sė bėrė ėshtė kėrkuar rifillimi i hetimeve pėr 34 dosje hetimore tė pezulluara, nga tė cilat 22 pėr veprėn penale tė vrasjes, dy pėr vrasje tė mbetur nė tentativė, njė pėr plagosje tė rėndė, tetė pėr vjedhje dhe njė pėr veprėn penale tė marrėdhėnieve seksuale me dhunė. Pėr kėto dosje tė rifilluara, aktualisht ėshtė bėrė dokumentimi ligjor pėr 15 prej tyre, nga tė cilat pesė pėr vrasje.




Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!