Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Hije dyshimi pėr shpėrndarjen e librit shkollor

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Nė rrethin e Matit ka nisur tė gatuhet abuzimi nė shpėrndarjen e librit shkollor pėr vitin akademik 2008-2009. Kėshtu, ish-inspektori i Zyrės Arsimore Mat, aktualisht drejtor i shkollės sė mesme tė bashkuar Lis, Ylber Mala, i cili ka pėrzgjedhur tekstet shkollore qė do pėrdoren nga shkolla e tij pėr vitin shkollor 2008-2009, ėshtė caktuar nga Zyra Arsimore Mat edhe distributor i librit shkollor. Ndėrkohė, sipas vendimit tė MASH-it, drejtuesit e shkollave qė kanė tė drejtėn tė pėrzgjedhin tekstet shkollore qė do pėrdoren nė shkollat e tyre, nuk mund tė jenė edhe distributorė tė kėtyre teksteve, pasi njė gjė e tillė ėshtė konflikt i pastėr interesi. Ndėrkohė, edhe pse jo zyrtarisht, nga burime tė sigurta merret vesh se drejtori Mala ka shpėrndarė edhe njė qarkore nė shkollat e rrethit tė Matit, ku tėrheq vėmendjen e drejtuesve tė shkollave tė kėtij rrethi, qė tė furnizohen me libra shkollorė prej tij pėr kėtė vit. Mėsohet se shtėpitė botuese tė librit shkollor, pasi kanė mėsuar nė lidhje me kėtė fakt, kanė kundėrshtuar nė Zyrėn Arsimore Mat shpėrndarjen e librit prej tij, pasi njė gjė e tillė bie ndesh me ligjin pėr konfliktin e interesave dhe vetė udhėzimin e MASH-it. Ndėrkohė, njė pjesė e pėrgjegjėsisė nė kėtė drejtim bie edhe mbi vetė zyrėn arsimore, e cila ka marrė vendim pėr krijimin e distributorėve tė rinj, qė nuk kanė licencė. Nisur nga eksperienca e vitit tė kaluar, ku me shpėrndarjen e librit shkollor u vėrejtėn mjaft tė meta e abuzime tė theksuara, jo vetėm nė rrethin e Matit, por edhe nė rrethet Dibėr dhe Bulqizė, duket se edhe ky vit do tė vazhdojė tė ketė probleme jo tė pakta nė kėtė drejtim.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!