Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Prefekti u prish pushimet komunarėve

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Njė urdhėresė e prefektit tė Elbasanit, Shefqet Deliallisi, do tė lėrė pa pushime verore dhe udhėtime jashtė shtetit krerėt e komunave tė Elbasanit. Shkresa zyrtare ose "promemoria" e prefekturės pėr kryekomunarėt mban datėn e djeshme dhe ėshtė shpėrndarė pėrpara se kryetarėt e komunave tė nisin sezonin e pushimeve apo projektet pėr ndonjė rrugė turistike jashtė vendit nėn pretekstin e "binjakėzimeve" ose projekteve tė pėrbashkėta. Pėrpara pushimeve, Deliallisi u tėrheq "veshin" kryetarėve tė njėsive vendore pėr pesė probleme themelore qė do tė jenė objekt i njė kontrolli tė imtėsishėm nė muajin shtator tė kėtij viti rreth interpretimeve ligjore tė vendimeve tė marra, si dhe pėr efektivitetin e shpenzimit tė fondeve tė akorduara nga qeveria pėr komunat. Urdhri i prefektit ndėrtohet mbi bazėn e informacioneve qė ai ka pėr abuzime me fondet dhe specifikohet pėr ēdo rast. Kėshtu, ėshtė urdhėruar tė mos shpenzohen fonde pėr shtrim tė rrugėve rurale me zhavorr, pasi jetėgjatėsia e kėtij investimi ėshtė e shkurtėr, por dhe volumi i punimeve, vėshtirėsisht i matshėm. Sugjerimi i specialistėve tė prefekturės ėshtė pėr riparimin e rrugėve me ēakėll tė pėrzier, material ky qė nuk zhduket bashkė me shiun e parė. Nė lidhje me kėtė pikė, Deliallisi u bėn me dije gjithė komunarėve se tė gjitha blerjet pėr mjetet e shtrenjta, qoftė pėr nevojat e komunave apo dhe autoveturat e krerėve vendorė, do t‘i nėnshtrohen auditit tė prefekturės si shpenzime "luksi" nė buxhetin komunar qė kėrkojnė dhe limite tė mėdha karburantesh. Njė tjetėr veprim qė kėrkon frenim nga krerėt e komunave, ėshtė prokurimi i drejtpėrdrejtė i materialeve me vlerė tė vogėl financiare. Ndėrkohė, "tehu" i kritikės drejtohet sė tepėrmi te shpenzimet pėr udhėtime dhe dieta, pėr orėt e punės shtesė dhe vizitat jashtė shtetit. "Nė tė shumtėn e rasteve, udhėtimet turistike apo pėr arsye pune jashtė shtetit marrin 25 deri nė 30 pėr qind tė tė gjitha shpenzimeve operative tė komunave, gjė qė do tė kalojė nė sitėn e imėt tė kėtij kontrolli, pasi jo pak prej tyre edhe sajohen artificialisht", paralajmėron prefekti Deliallisi tė gjithė kryekomunarėt. Prefekti udhėzon gjithashtu qė tė pėrdoren mė me eficensė tė ardhurat lokale, si dhe tė shihen me pėrparėsi investimet publike. "Janė vėrejtur mangėsi pėr sa i takon plotėsimit dhe depozitimit tė dosjeve tė prokurimit publik nė komuna kur pėrfundon njė investim dhe nė raste tė tilla do tė ketė edhe masa administrative deri nė veprime ligjore", thotė ai. Sidoqoftė, ajo qė ka lėnė shije tė hidhur pėr kryetarėt e komunave mbetet mohimi i udhėtimeve jashtė vendit me paratė e shtetit. Kėsisoj, mund tė thuhet se kjo verė konsiderohet "pa pushime" pėr 40 tė zgjedhurit vendorė nė Qarkun e Elbasanit.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!