Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Durrės, nis shpėrndarja e pensioneve me shtesat e deklaruara

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Qė nga 1 korriku, nė Qarkun e Durrėsit ka nisur shpėrndarja e pensioneve me rritjet pėrkatėse. Nė rrethet Durrės dhe Krujė tė kėtij qarku janė 33500 pensionistė nė qytet dhe 9700 pensionistė nė fshat qė do tė pėrfitojnė nga rritja, e cila gjithsesi nuk arrin tė mbulojė pasojat e inflacionit, ēmimet e produkteve bazė ushqimore. Lajmin e fillimit tė shpėrndarjes sė pensioneve e ka bėrė tė ditur gjatė njė deklarate pėr shtyp drejtori rajonal i Sigurimeve Shoqėrore tė Durrėsit, Frederik Tufa. Ai tha se efektet financiare tė rritjes kanė filluar qė mė 1 korrik dhe se tė ardhurat mujore pėr pensionet e pleqėrisė nė fshat do tė arrijnė nė masėn 6090 lekė nė muaj, ndėrsa nė qytet tė ardhurat pėr pensionet e plota janė 11275 lekė. Asnjė pensionist nuk do tė marrė mė pak se kėto tė ardhura, ndėrsa tė ardhurat nga pensioni maksimal nė qytet nuk mund tė jenė mė pak se 19530 lekė nė muaj. Nė qytetin e Durrėsit, lidhur me pensionet e rritura, pensionistėt nuk janė shprehur tė kėnaqur, pasi sipas tyre rritja ėshtė e pamjaftueshme. Ajo nuk reflekton aspak ngritjen e ndjeshme tė ēmimeve nė treg. Pėr pensionistėt e qytetit rritja ėshtė nė vlerėn 10 pėr qind tė pensionit, pėr ata nė fshat rritja ėshtė nė masėn 15 pėr qind dhe 5 pėr qind pėr pensionet suplementare tė ushtarakėve, punonjėsve tė policisė sė shtetit dhe tė disa kategorive tė tjera qė gėzojnė njė trajtim tė veēantė financiar.

Ndėrkohė, nė fillim tė kėtij muaji dhe nė Durrės ka hyrė nė fuqi Vendimi i Kėshillit tė Ministrave i 18 qershorit tė kėtij viti pėr zbatimin e ligjit 7889, "Statusi i invalidit". Nė njėsitė vendore tė Qarkut tė Durrėsit, sipas drejtorit Tufa janė 428 invalidė qė pėrfitojnė pensione invaliditeti. Sipas kėtij vendimi, masat e pėrfitimeve tė invalidėve qė invaliditetin e kanė nga aksidente nė punė a sėmundje profesionale, shtesėn do ta tėrheqin pranė bashkive a komunave nė territorin e tė cilave banojnė dhe jo mė nė qendrat paguese, ku e kanė tėrhequr deri mė sot.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!