Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Shiu i rrėmbyer bllokon rrugėn Kukės-Shishtavec

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Dje, gjatė orėve tė pasdites, si pasojė e reshjeve tė forta ka pasur bllokim tė rrugės Kukės-Shishtavec, nė vendet e quajtura Tuneli nė Grykėn e Vanave, nė afėrsi tė fshatit Bele, Topojan etj. Shiu i rrėmbyer ka krijuar erozion nė terrenin e vėshtirė dhe tė pjerrėt ku mungon edhe bimėsia, duke lėshuar nė rrugė qindra metra kub dhera.

Pėr shumė orė aty kanė punuar mjetet e ndėrmarrjes rajonale tė rrugėve, tė cilat kanė bėrė tė mundur zhbllokimin e qarkullimit. Kreu i Drejtorisė Rajonale tė Rrugėve, Rushit Gashi, tha pėr gazetėn "Shqip" se njė fadromė e ndėrmarrjes, si dhe njė mjet i marrė me qira, kanė punuar gjatė gjithė natės dhe nė mėngjes e rruga ėshtė pastruar nga shembjet e inerteve.

Gashi tha se te Tuneli, si dhe nė disa vende nė afėrsi tė Topojanit, kishin rėnė nė rrugė mbi 500 tonė inerte.

Edhe gjatė ditės sė sotme nė rrugė po punohet pėr riparimin e shembjeve tė djeshme.

Rruga Kukės-Shishtavec lidh qendrėn administrative tė Kukėsit me tre komuna ku jetojnė rreth 20 mijė banorė, kjo rrugė lidh gjithashtu edhe rajonin e Shishtavecit me Dragashin e Kosovės. Me njė gjatėsi prej 30 km, kjo rrugė pėrbėn njė nga segmentet mė problematike nė vend dhe pėr tė cilėn qeveritė shqiptare qė nga vitet ‘90 kanė premtuar ta asfaltojnė, por qė edhe sot vazhdojnė tė premtojnė pa ndėrmarrė asnjė nismė konkrete.

Banorėt e Komunės Shishtavec janė tė detyruar tė qėndrojnė disa ditė tė izoluar nė hapėsirat e vogla tė fshatrave tė tyre sa herė shiu bie furishėm, ndėrsa nė dimėr janė tė detyruar tė qėndrojnė tė izoluar pėr muaj tė tėrė, pasi bora i bėn tė pakalueshme rrugėt.

Ky aks rrugor u dėmtua dhe u bllokua pėr disa orė edhe njė javė mė parė, kur moti i keq pėrfshiu Shqipėrinė e Mesme dhe verilindjen. Pėr shkak tė shiut u bllokua pėr disa orė edhe qarkullimi nė rrugėn Tiranė-Kukės, ndėrsa krejt Qarku i Dibrės mbeti pa energji elektrike, pasi rrjeti elektrik u godit nga disa vetėtima.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!