Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Durrės, bashkia dorėzohet para privatit

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Bashkia dorėzohet para privatit, nė kurriz tė cilėsisė sė jetės dhe lėvizjes nė komunitet. Njė rrugė kryesore ėshtė cenuar nė parametrat e veta pas ankesės sė njė subjekti privat qė po ndėrton buzė rrugės njė pallat shumėkatėsh. Ndonėse bėhet fjalė pėr njė objekt tė rėndėsishėm tė infrastrukturės rrugore publike, potenciali ekonomiko-financiar i ndėrtuesit ka hedhur poshtė ēdo veprim nė favor tė kėtij objekti. Fenomeni i tėrheqjes sė shtetit qė mbron interesat publike nė pėrballje me ato private po bėhet gjithnjė e mė i pranishėm nė Durrės, ndonėse ēdo vit e mė shumė bėrtitet me forcė pėr forcim tė shtetit ligjor. Situata e krijuar ka shtuar hamendėsimet apo dhe tė vėrtetat pėr kėtė tėrheqje tė shtetit pėrballė privatit. Nė Bashkinė e Durrėsit, zyrtarisht deklarohet se bashkia u tėrhoq pasi projekti kishte njė lapsus qė u vu re pas ankesės sė subjektit privat. Llogaritė pėr gjerėsinė e rrugės ishin bėrė gabim me 50 cm. Ndėrsa po zbatohej projekti ende i papėrfunduar i njė prej rrugėve kryesore tė qytetit bregdetar tė Durrėsit, ankesa e subjektit privat pėr ndėrhyrje tė rrugės nė tokėn e tij ka bėrė qė Bashkia e Durrėsit tė tėrhiqet me shpejtėsi. Tė kėrkojė ndjesė pėr rrugėn publike qė kalonte nė pronėn private "padrejtėsisht" dhe tė ndryshojė projektin. Banorėt e rrugės "Koēo Kazanxhi", ku ndodhet tregu i fruta-perimeve tė Durrėsit, si dhe specialistė tė infrastrukturės nė qytet, kanė shprehur shqetėsimin pėr kėtė situatė tė krijuar dhe qė u mbyll pa vonuar nė favor tė subjektit privat qė po ndėrton njė godinė shumėkatėshe nė vendin ku dikur ngrihej fabrika e miellit nė Durrės. Kthimi nė duart e ish-pronarit tė tokės disa vite mė parė i hapi rrugėn prishjes sė godinės sė vjetėr dhe ndėrtimit tė njė godine tė re. Po ndėrsa zbatuesit e projektit tė rrugės procedonin me zgjerimin e kėtij objekti kaq tė rėndėsishėm publik, mbėrrin ankesa e subjektit privat qė merr pėrgjigje menjėherė, duke cenuar gjerėsinė e rrugės dhe lėvizjen nė tė. Prefekti i Qarkut tė Durrėsit, Klodian Pajuni, tha pėr gazetėn se do tė dėrgojė njė grup specialistėsh pėr tė verifikuar situatėn dhe vendosur nėse bėhet fjalė pėr njė vendim tė paligjshėm tė pushtetit vendor tė qytetit nė favor tė privatit.

Punimet pėr rikonstruksionin e rrugės "Koēo Kazanxhi" nisėn nė fund tė muajit shkurt tė kėtij viti. Kjo ishte njė prej rrugėve mė tė dėmtuara nė Durrės, me njė gjatėsi prej 700 metrash. Pėr rehabilitimin, Bashkia e Durrėsit akordoi nga fondet e saj vlerėn 38,4 milionė lekė. E ndėrsa rruga duhet tė dorėzohej e pėrfunduar mė 26 qershor, fillimi i korrikut e ka gjetur rrugėn ende tė pambyllur, ndėrsa qytetarėt dhe banorėt ankohen pėrveē ngushtimit tė saj, edhe pėr pluhurin dhe stresin qė u shkakton kalimi i pėrditshėm nė kėtė rrugė kryesore. Me rikonstruksionin e saj u premtua t‘i jepet zgjidhje pėrfundimtare qarkullimit tė mjeteve dhe kėmbėsorėve nė kėtė rrugė, pasi me mbarimin e punimeve ajo do tė jetė mė e gjerė dhe me dy trotuare, ndriēim e gjelbėrim, duke plotėsuar standardet e kėrkuara dhe lehtėsuar lėvizjen.




Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!