Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: "Mezini" e "Bezhani" hapėn dosjet, por gjetėn pak spiunė
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
- Lajmi...
"Mezini" e "Bezhani" hapėn dosjet, por gjetėn pak spiunė
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Parlamenti shqiptar ka ngritur dy komisione tė posaēme pėr verifikimin e figurave politike, duke pasur si bazė lidhjen e tyre me ish-Sigurimin e Shtetit, por duket se mbeturinat e diktaturės nuk janė zhdukur ende. Nė vitin 1996, kur dhe u zhvillua verifikimi i parė i figurave politike, tė cilėt ishin kandidatė pėr deputetė, njė komision i posaēėm vėrtetonte qenien ose jo nė listėn e Sigurimit tė Shtetit. Procedurat e asaj kohe penalizuan thuajse vetėm kandidatėt pėr deputetė tė opozitės socialiste nė atė kohė dhe tė partive tė tjera aleate dhe asnjė nga PD-ja. Pas vitit 1997 u ngrit sėrish njė komision shtetar pėr verifikimin e figurave, i cili ishte nėn drejtimin e juristit tė njohur Nafiz Bezhani. Ky komision kaloi nė sitė mė shumė pjesėtarė tė administratės shtetėrore tė lartė, tė cilėt i shqyrtonte nė mėnyrė konfidenciale dhe largimet bėheshin pa bujė. Komisioni "Bezhani" kaloi nė filtėr nėpunės tė shumė institucioneve tė larta tė shtetit, por nuk u mor me politikėn, e cila e dalė nga "lufta e vitit 1997" ishte tejet konfliktuale. Pas ardhjes sė PD-sė nė pushtet nė vitin 2005 u premtua se sė shpejti do tė nisė njė sezon i ri i "gjuetisė sė spiunėve", por kjo ēėshtje sa propozohej, harrohej pas njė muaji. Nė Kuvendin e Shqipėrisė u depozituan tre drafte pėr ish-bashkėpunėtorėt e Sigurimit, tė cilėt nuk u futėn nė shqyrtim. Ndėrkaq, gjithēka ėshtė lėnė nė prag tė zgjedhjeve parlamentare, tė cilat zhvillohen thuajse pas njė viti. Periudhė kjo kur pritet qė politika tė helmohet sėrish.- Opinioni juaj...
Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!