Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Rama dhe ekipi i programit qeverisės, nė Romė

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Pas Brukselit, ishte Roma stacioni i Edi Ramės dhe i ekipit tė programit tė ri tė Partisė Socialiste. Nė selinė e fondacionit "Italiani-europei" u hodh hapi i parė i njė pune tė pėrbashkėt nė funksion tė objektivit tė shpallur prej kryesocialistit pėr tė ndėrtuar njė program krejt tė ndryshėm nga programet e 17 vjetėve tė fundit, duke shkruar jo njė libėr premtimesh, por njė guidė tė qeverisjes sė re nė ēdo sektor. Rama ka prezantuar faktet dhe idetė e mbledhura gjatė "Dialogut me Shqipėrinė" pėrpara dy ish-kryeministrave italianė Xhuliano Amato e Masimo D‘Alema dhe njė grupi tė gjerė ekspertėsh tė angazhuar prej tyre. Mė tej u ballafaquan mendime dhe eksperienca tė ndryshme e u ngritėn sipas fushave pesė grupe tė pėrbashkėta ekspertėsh. Nė fund tė muajit shtator, kėto grupe do tė paraqesin rekomandimet konkrete pėr tė gjitha problemet e ngritura nė kėtė takim tė parė, ku vend tė veēantė patėn bujqėsia, arsimi, shėndetėsia e mjedisi. Prej disa muajsh, kryetari i PS-sė, Edi Rama, ka ndėrmarrė njė tur tė rėndėsishėm "Dialogu me Shqipėrinė", ku ka shkuar fshat mė fshat dhe zonė mė zonė duke zhvilluar takime me banorėt. Nė kėto takime, kryetari i selisė rozė mė shumė ka dėgjuar banorėt pėr hallet dhe shqetėsimet e tyre duke u premtuar se nė kėto zona e fshatra do tė kthehet sėrish bashkė me stafin e tij, por kėtė herė pėr t‘u treguar programin elektoral tė PS-sė, e cila do tė jetė tėrėsisht e bazuar mbi problemet dhe shqetėsimet qė ka ngritur secili banor dhe secila zonė gjatė takimeve.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!