Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Refuzimi i kandidatėve tė Presidentit bėhet me "takt"
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
- Lajmi...
Refuzimi i kandidatėve tė Presidentit bėhet me "takt"
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Pas njė muaji debatesh, mazhoranca dhe opozita kanė gjetur gjuhėn e pėrbashkėt pėr ndryshimet nė Rregulloren e Kuvendit. Konsensusi mes dy partive tė mėdha ka zgjidhur pėrfundimisht dilemėn e socialisteve, tė rrinė apo tė mos rrinė nė seancėn parlamentare tė ditės sė hėnė, kur do tė kėrkohet votimi pėr ndryshimet e rregullores. Pas dy orė diskutimesh me dyer tė mbyllura nė mbledhjen e Kėshillit tė Rregullores, PS-ja vendosi se do tė qėndrojė nė seancė dhe bashkė me PD-nė do tė votojnė pro kėtyre ndryshimeve. Pas mbledhjes, anėtarėt e Kėshillit tė Rregullores, Dervishi dhe Ceka, kanė zbardhur pėr mediat gjithēka ėshtė diskutuar mes mazhorancės dhe opozitės. Sipas tyre, ndryshimet nė Rregulloren e Kuvendit do tė reflektojnė ndryshimet nė Kushtetutė, tė cilat u miratuan pak javė mė parė. Kjo do tė thotė se janė rregulluar nenet 100, 101, dhe 109 tė rregullores, tė cilat flasin pėr mocionin e besimit, tė mosbesimit tė Kryeministrit dhe pėr zgjedhjen e Presidentit nė pėrputhje me nenet e ndryshuara nė Kushtetutė 87, 104 dhe 105. Gjithashtu ėshtė gjetur konsensus mes forcave politike edhe pėr ēėshtjet me tė debatuara, pėr tė cilėn opozita ėshtė larguar disa herė nga salla e Kuvendit, pėr dekretet e Presidentit, pėr anėtarėt e Gjykatės sė Lartė, por edhe pėr propozimet e institucioneve tė tjera. Pėr ēėshtjen e dekreteve, kėshilli ka rėnė dakord qė, kur Komisioni i Ligjeve konstaton mospėrputhje tė kandidatit me kriteret ligjore, atėherė ngarkohet nga Komisioni i Ligjeve, Kryetari i Kuvendit qė ti komunikojė institucionit tė Presidentit qė tė sjellė njė emėr tjetėr dhe komisioni do tė pezullojė votimin nė seancė, ndėrsa kreu i shtetit tė sjellė propozimin e ri. Ky rregull ėshtė i vlefshėm edhe pėr institucionet e tjera kushtetuese, tė cilat sjellin nė Kuvend propozime kandidatėsh, qė duhet tė miratohen apo tė marrin pėlqimin e Kuvendit. Kėshilli i Rregullores ka pranuar edhe propozimin e PS-sė, e cila kėrkon ngritjen e njė komisioni tė posaēėm qė do tė vihet nė funksionim sa herė tė ketė propozime pėr ndryshimin e Kushtetutės.Qėndrimi i Dervishit
Deputeti socialist, Besnik Dervishi, deklaroi se "u diskutua pėr propozimin e deputetėve socialistė qė kanė tė bėjnė me rregullimin e procedurave qė parashikon neni 177 i Kushtetutės, pėr nismat pėr rishikimin e Kushtetutės. Gjithashtu siē e dini, kėshilli ka diskutuar edhe pėr rregullimin e neneve tė rregullores qė i korrespondojnė ndryshimeve qė u bėnė disa muaj mė parė nė Kushtetutė, qė kanė tė bėjnė me nenet 87, 104 dhe 105 tė Kushtetutės dhe qė i korrespondojnė neneve 100, 101 dhe 109 tė rregullores. Ndėrkohė janė bėrė disa rregullime edhe nė nenin 111, qė kanė tė bėjnė me rastet e emėrimit qė bėn Kuvendi nė organet kushtetuese dhe nė rastet e dhėnies sė pėlqimit. Kėtu u pėrcaktuan mjaft qartė tė tria rastet, ato kur Kuvendi e ka kompetencė tė vetėn si propozimin ashtu edhe emėrimin nė ato organe, siē ėshtė rasti i tre anėtarėve tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė".
- Opinioni juaj...
Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!