Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Pesė gjyqtarėt e rrėzuar nga Kuvendi nė festėn e SHBA
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
- Lajmi...
Pesė gjyqtarėt e rrėzuar nga Kuvendi nė festėn e SHBA
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Pesė anėtarėt e Gjykatės sė Lartė, tė emėruar nga Presidenti, por qė mė pas u rrėzuan nga Parlamenti, kanė qenė tė ftuarit e posaēėm tė ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, nė festėn me rastin e 4 Korrikut, "Ditės sė Pavarėsisė" sė SHBA-sė. Juristė tė njohur tė vendit si Artan Zeneli, Kristaq Kraja, Zamir Poda, Medi Bici dhe Altina Xhoxhaj, kanė marrė pjesė bashkė me personalitete tė tjera tė shquara tė vendit, nė ceremoninė qė ambasadori amerikan nė Tiranė, Xhon Uithers, zhvilloi me rastin e Festės Kombėtare tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Ftesa pėr pesė gjyqtarėt qė ishin "viktimė" e konfliktit mes Presidentit Bamir Topi dhe lidershipit tė Partisė Demokratike, pėrfaqėson nė vetvete njė gjest tė qartė politik, jo thjesht vlerėsues, por edhe njė mesazh pėr krerėt e mazhorancės. Pjesėmarrja e "pesėshes" nė ceremoninė e "Independence Day" nė Tiranė, i ka pėrcaktuar ata si personalitete tė rėndėsishme tė vendit, tė cilėt ēmohen nga qeveria e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Nė fakt, ambasadori Xhon Uithers, pasi ka kundėrshtuar vendimin e Parlamentit pėr rrėzimin e dekreteve tė Presidentit Topi, ka vlerėsuar lart gjyqtarėt, tė cilėve Parlamenti duhet tu jepte vlerėsimin maksimal pėr punėn e tyre. Nė fakt, krerėt e mazhorancės nuk kanė kontestuar direkt asnjėrin prej kandidaturave tė emėruara nga Presidenti, por i gjithė problemi qėndronte se tė pesė gjyqtarėt kanė qenė tė pavarur dhe nuk ishin fryt i njė marrėveshjeje apo kulimash politike. Pikėrisht ky aspekt ka irrituar sė tepėrmi komunitetin ndėrkombėtar, e nė veēanti ambasadorin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Tiranė, Xhon Uithers. Nė njė intervistė tė dhėnė pas vendimit tė Kuvendit, ambasadori Uithers, e ka cilėsuar "tė padenjė" votimin e Parlamentit. Ambasadori i SHBA-sė nė Tiranė, duke analizuar vendimin e marrė falė votave tė mazhorancės tha se "pėr tė qenė i sinqertė, e kam tė pamundur tė besoj se asnjė nga kandidatėt e propozuar nuk u konsiderua i kualifikuar. Tek ata kombinoheshin eksperienca, arsimimi, aftėsitė, pėrgatitja dhe trajnimi. Siē e pėrmendėt dhe ju, njėri prej tyre ishte pėr nėntė vjet gjyqtar nė Gjykatėn Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut nė Strasburg. As edhe njėri prej tyre nuk u konsiderua i kualifikuar. Kjo ėshtė shqetėsuese dhe unė mund tė arrij vetėm nė pėrfundimin se deputetėt pėrdorėn detaje teknike nė ligj pėr tė anashkaluar, madje rrėzuar frymėn e parimeve demokratike. Pėr amerikanėt, ne nuk mund tė tolerojmė vetėm dukjen e parimeve demokratike. Ne kėrkojmė thelbin e demokracisė, nė ēdo rast. Veprimet e Parlamentit mbrėmjen e sė hėnės, e thėnė me sinqeritet, ishin tė padenja pėr njė institucion demokratik". - Opinioni juaj...
Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!