Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Serbėt gjuajnė me gurė shqiptarėt pranė Mitrovicės
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
- Lajmi...
Serbėt gjuajnė me gurė shqiptarėt pranė Mitrovicės
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Fshati Suhadoll, vetėm pak kilometra larg qytetit tė Mitrovicės, ėshtė kthyer sėrish nė njė arenė pėrleshjesh mes shqiptarėve dhe serbėve. Janė pikėrisht kėto tė fundit qė kanė filluar tė gjuajnė me gurė mbi punėtorėt e kompanisė qė po kryente punimet pėr hapjen e njė kanali pėr ujėsjellės. Nė fakt, policia i kishte ndėrprerė punimet pėr njė ditė pėr shkaqe sigurie, por kompania e kishte pasur lejen e punimit. Serbėt pasi kanė parė ekskavatorin qė po gėrmonte dheun, janė mbledhur me shpejtėsi dhe kanė goditur punėtorėt. Mė pas janė mbledhur edhe shqiptarėt dhe kanė qėlluar me gurė nė drejtim tė serbėve. Policia dhe trupat e KFOR-it kanė mbėrritur nė vendngjarje. Por gurėt nuk kanė pushuar sė hedhuri mbi kokat e tyre. Policėt kishin me vete edhe mburojat e xhamit, ndėrsa gurėt kanė goditur edhe makinat e KFOR-it. Kėta tė fundit kanė bastisur disa shtėpi tė shqiptarėve, pasi kanė parė disa shenja se dikush mund tė kapte armėt. "KFOR filloi bastisjen se pa disa lėvizje tė dyshimta", tha zėdhėnėsi i Shėrbimit Policor tė Kosovės, Besim Hoti. Tre shqiptarė u dėrguan fillimisht nė rajonin e policisė, pasi u gjetėn armė nė shtėpitė e tyre, por dy prej tyre i kanė pasur me leje. Rasim Veseli, drejtor i Drejtorisė pėr Ekonomi dhe Zhvillim tė Komunės sė Mitrovicės, qė njėherėsh ėshtė edhe menaxher i projektit tė ujėsjellėsit pėr kėto fshatra, ka theksuar se ndonėse ishte arritur njė marrėveshje midis pėrfaqėsuesve tė shqiptarėve tė serbėve dhe administratės sė UNMIK-ut, pėr tė mos penguar punimet nė hapjen e kanalit pėr ujėsjellės, pėrgjatė rrugės nė Suhadollin e Epėrm. Pėrfaqėsuesit e Komunės sė Mitrovicės, pasi filloi konflikti, kanė biseduar me pėrfaqėsuesit serbė nė UNMIK dhe ata janė pajtuar qė gypat tė kalojnė nėpėr fshat. Por sherri ka filluar pasi banorėt serbė kėrkojnė qė kompania tė marrė leje pėr punė nga strukturat paralele serbe, tė cilat kanė dalė nga zgjedhjet e paligjshme tė 11 majit. Punimet pėr kanalizimin kanė filluar prej katėr ditėsh, por janė ndėrprerė disa herė nga banorėt serbė tė fshatit Suhadoll i Epėrm, edhe pse kompania ka marrė leje si nga UNMIK-u, ashtu edhe nga policia pėr tė kryer punimet. - Opinioni juaj...
Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!