Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Shqipėria mbyll fazėn e parė tė negociatave tė aderimit nė NATO

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Shqipėria ka pėrfunduar negociatat e para-aderimit nė NATO. Burime zyrtare pranė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme konfirmojnė se nė pėrfundimin e fazės negociatore qė erdhi pas ftesės sė Bukureshtit, Ministri i Punėve tė Jashtme, Lulzim Basha, i ėshtė drejtuar me njė letėr sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Aleancės, Jap De Hop Schefer. Nėpėrmjet letrės, ministri Basha konfirmon zyrtarisht interesin e qeverisė shqiptare pėr t‘u bėrė pjesė e Traktatit tė Atlantikut tė Veriut tė vitit 1949. Ministri Basha siguron sekretarin e Pėrgjithshėm, Schefer, pėr vullnetin e Shqipėrisė pėr tė pranuar tė gjitha detyrimet dhe angazhimet qė lindin nga Traktati i Atlantikut tė Veriut. Shqipėria, thekson ministri Basha nė letėr, bashkohet me konceptin strategjik tė NATO-s pėr sigurinė dhe mbrojtjen, synon tė marrė pjesė plotėsisht nė strukturat ushtarake dhe planifikimin e mbrojtjes kolektive tė Aleancės dhe tė angazhojė forca dhe kapacitete pėr tė marrė pjesė nė tė. Shqipėria ėshtė e gatshme gjithashtu tė vėrė nė dispozicion burimet e nevojshme financiare pėr realizimin e angazhimeve menjėherė pas anėtarėsimit me tė drejta tė plota nė Aleancė. Ajo njeh dhe pranon faktin qė Aleanca bazohet nė pikėpamjet e pėrbashkėta tė arritura nėpėrmjet konsensusit dhe do tė punojė pėr konsensusin brenda Aleancės. Me nėnshkrimin e protokolleve tė anėtarėsimit, ministri Basha e siguron edhe njė herė sekretarin e Pėrgjithshėm dhe Aleancėn se, Shqipėria do tė vazhdojė e vendosur nė rrugėn e pakthyeshme tė reformave, pėr tė rritur mė tej kontributin e saj nė Aleancė nė mbėshtetje tė paqes, sigurisė dhe stabilitetit nė zonėn euroatlantike dhe mė gjerė. Letra shėnon pėrfundimin e fazės negociatore, qė erdhi pas ftesės sė Bukureshtit dhe i hap rrugėn nėnshkrimit tė protokolleve tė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO, mė 9 korrik 2008. Sipas Ministrisė sė Jashtme, ky moment kurorėzimi me sukses tė pėrpjekjeve shumėvjeēare tė Shqipėrisė dhe arritjeve tė saj veēanėrisht viteve tė fundit nė drejtim tė pėrmbushjes sė standardeve, nė luftėn me tolerancė zero kundėr krimit tė organizuar, korrupsionit, reformave nė sistemin e drejtėsisė, reformėn zgjedhore etj. Shqipėria mori ftesėn pėr anėtarėsimin nė NATO, nė samitin e krerėve tė shteteve tė Aleancės, qė u zhvillua nga 2-4 prill nė Bukuresht tė Rumanisė. Pas marrjes sė ftesės, Shqipėria duhet tė kalojė disa faza deri nė anėtarėsimin e plotė. Tani me mbylljen e negociatave tė para-aderimit, pritet qė tė bėhet firmosja e "Traktatit tė Uashingtonit", i cili ėshtė njė akt simbolik, i cili ēon mė pas nė ceremoninė e anėtarėsimit tė plotė nė Aleancėn e Atlantikut tė Veriut dhe ngritjen e flamurit shqiptar, krahas atyre tė 27 vendeve tė tjera tė NATO-s. Pėrveē Shqipėrisė nė Samitin e Bukureshtit ftesėn zyrtare pėr anėtarėsim e mori edhe Kroacia.




Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!