Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Berisha niset drejt Kroacisė pėr Samitin e Sigurisė
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
- Lajmi...
Berisha niset drejt Kroacisė pėr Samitin e Sigurisė
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Kryeministri Sali Berisha rifillon turin e udhėtimeve nėpėr Evropė. Shefi i qeverisė u nis dje nė mesditė nė Dubrovnik tė Kroacisė, ku do tė marrė pjesė nė samitin me temė "Siguria, zhvillimi dhe prosperiteti", qė do tė zhvillohet mė 4-5 korrik, nė Dubrovnik. Nė kėtė Samit, do tė marrin pjesė kryetarė tė qeverive dhe personalitete tė larta tė vendeve tė Evropės Juglindore, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Turi i Kryeministrit shikohet si njė rast i mirė pėr tė takuar me njė vizitė tė vetme disa nga figurat kryesore tė njė shteti. Sipas njoftimit tė zyrės sė shtypit pranė Kryeministrisė, ky samit do tė pėrqendrohet nė procesin e integrimit euroatlantik dhe intensifikimin e ndėrveprimit midis vendeve anėtare tė BE-sė dhe NATO-s me vendet e Evropės Juglindore, nė fushėn e sigurisė dhe zhvillimit. Samiti i Kroacisė zhvillohet pėr tė tretin vit radhazi, me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė lartė nga vendet e Evropės Juglindore, tė Bashkimit Evropian, tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe NATO-s. Tema tė kėtij takimi do tė jenė siguria dhe zhvillimi ekonomik, sfidat dhe qėllimet pėr tė ardhmen, si dhe anėtarėsimi nė NATO dhe nė Bashkimin Evropian i vendeve qė aktualisht janė jashtė kėtyre strukturave. Nė kėtė samit pritet tė theksohet edhe njė herė se afrimi me BE-nė duhet tė ecė pėrkrah zhvillimit tė bashkėpunimit rajonal. Vendet e Ballkanit Perėndimor dhe, aty ku ėshtė e zbatueshme, vendet e tjera tė rajonit, angazhohen tė nxisin objektivat dhe nismat konkrete, nė fushat e tregtisė sė lirė rajonale, lėvizjes pa viza brenda rajonit, mbledhjes sė armėve tė lehta, krijimit tė tregjeve rajonale pėr energji elektrike dhe gaz, zhvillimit tė infrastrukturės sė transportit, energjisė dhe telekomunikacionit, menaxhimit tė mjedisit dhe sistemit ujor, bashkėpunimit ndėrkufitar dhe bashkėpunimit parlamentar. Samiti do tė kontribuojė, jo vetėm nė institucionalizimin e perspektives evropiane tė rajonit, por do tė hapė qartė rrugėn drejt njė faze mė tė avancuar nė procesin e integrimit evropian. Tė gjitha vendet qė marrin pjesė nė kėtė samit ndajnė vlerat e demokracisė, shtetit ligjor, respektimit tė tė drejtave tė njeriut dhe minoriteteve, solidaritetit dhe ekonomisė sė tregut, nė dijeni tė plotė se ato pėrbėjnė themelet e Bashkimit Evropian. Respektimi i tė drejtės ndėrkombėtare, paprekshmėria e kufijve ndėrkombėtarė, zgjidhja paqėsore e konflikteve dhe bashkėpunimi rajonal janė parime tė rėndėsisė mė tė lartė, tė cilat do tė diskutohen nė Samitin e Dubrovnikut qė do tė zgjasė dy ditė, duke filluar nga dita e sotme. - Opinioni juaj...
Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!