Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Karlsruhe shpreson te Edmond Kapllani pėr golat
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
- Lajmi...
Karlsruhe shpreson te Edmond Kapllani pėr golat
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Nė sezonin e kaluar, Karlsruhe ishte mes skuadrave qė
pėrpara portės kanė zhgėnjyer
mė shumė nė Bundesligėn
gjermane. Skuadra nga krahina
e Baden Baden ka shfrytėzuar
vetėm 19,8 pėr qind tė rasteve
tė krijuara: pėrqindja e dytė mė e
ulėt pas Nyrembergut, ekipit qė
tashmė ėshtė larguar nga elita e
futbollit gjerman, me vetėm 16,9
tė rasteve. A do tė arrijnė qė nė sezonin
e ri tė shėnojnė mė shumė
se 38 gola? Kjo ėshtė pyetja qė i
shqetėson tė gjithė pranė klubit tė
Karlsruhes. Gjėrat veēse janė
pėrkeqėsuar, mbi tė gjitha pas
largimeve tė Tamas Hajnal (Borusia
e Dortmundit), i cili shėnoi tetė
gola, si edhe tė mbrojtėsit Mario
Egiman (Hanover 96) autor i pesė
golave nė edicionin e kaluar. Nė
kėtė mėnyrė, Karlsruhe ka humbur
dy nga golashėnuesit mė tė
mirė tė ekipit. Pėr mė tepėr, statistikat
e sulmuesve nuk janė pozitive.
Sulmuesi Xhoshua Kenedi
shėnoi katėr gola nė dhjetė
ndeshje, ndėrsa Edmond Kapllani
vetėm dy gola nė 28 paraqitje nė
Bundesligė.
Gjithsesi, menaxheri i klubit,
Rolf Dohmen, beson se lojtari i kombėtares
shqiptare do tė
shpėrthejė nė sezonin e tij tė dytė
nė elitėn e futbollit gjerman. "Kam
mjaft shembuj qė sulmuesit nuk
shpėrthejnė deri nė sezonin e tyre
tė dytė", tha Dohmen. "Jam i sigurt
se Kapllani do tia dalė mbanė
kėtė sezon". Nė fakt, Kapllani e
dėshmoi se ėshtė i gatshėm tė
shpėrthejė para portave kundėrshtare,
pasi nė ndeshjen e fundit
miqėsore, qė ekipi i tij e fitoi me rezultat
tė thellė 13-0 kundėr VfB
Buhl, ka shėnuar pesė gola. Ai ishte
golashėnuesi mė i mirė nė kėtė
sfidė, pavarėsisht faktit se ishte
hedhur nė fushė vetėm gjatė pjesės
sė dytė. Nė anėn tjetėr, trajneri Edmund
Beker mendon se problemi i
ekipit nuk qėndron te sulmuesit.
"Ne duhet tė jemi mė tė rrezikshėm
para portės kundėrshtare si nga
loja ashtu edhe nga ndėrprerjet. Ky
nuk ėshtė problem vetėm pėr sulmuesit,
por i gjithė ekipi duhet ta
kėrkojė golin", tha Beker, i cili dha
si shembull futbollistin e Volfsburgut,
Marsel Shafer, qė ka realizuar
gjashtė gola nė kampionatin e
kaluar, edhe pse luan nė mbrojtje.
- Opinioni juaj...
Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!