Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Kotorri "joshet" nga Elbasani

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
E ardhmja e Elvis Kotorrit pėr sezonin e ardhshėm mund tė jetė Elbasani. Ėshtė pikėrisht ky njė nga lajmet qė ka qarkulluar dje nė qytetin e verdhebluve tė kampionatit shqiptar, tė cilėt portieri vetėm njė vit mė parė i kishte braktisur pėr tė shkuar nė radhėt e Dinamos. Sikurse kanė bėrė tė ditur burime nga Elbasani, futbollisti, i cili duket se i ka prishur tashmė marrėdhėniet me Dinamon, ėshtė parė nė njė nga ambientet e qytetit nėn shoqėrinė e drejtuesve mė tė lartė tė klubit tė Elbasanit. Bashkė me tė ka qenė pikėrisht drejtori i klubit verdheblu, Artin Kovaēi. Ende nuk dihet zyrtarisht se ēfarė mund tė jetė diskutuar mes tyre, por gjithsesi burime pranė personave nė fjalė kanė bėrė ditur se mes tyre ėshtė diskutuar pėr njė rikthim tė mundshėm tė portierit. Megjithatė, nė fund pohohet se pėr momentin asgjė nuk ėshtė vendosur. Nėse do tė arrihet njė marrėveshje, kalimi i tij tek Elbasani do tė jetė i mundur tė bėhet vetėm pas eliminatoreve tė Champions me Dinamon.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!