Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Ali Recica tenton "Cage Fight", duelin e tė luftuarit nė kafaz

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
Ali Recica ėshtė shqiptari qė kėrkon tė bėjė emėr nė sportin e vėshtirė tė "Cage Fight", tė luftuarit nė kafaz. Mbrėmjen e 3 korrikut ai ėshtė futur nė kafaz, nė duelin e parė tė tij nė kėtė sport tejet agresiv. Recica, 24 vjeē, ka pasur pėrballė britanikun Irving Daniels, i cili kishte tre fitore dhe 1 humbje. Shqiptari Recica, djalosh me pamje muskuloze, ka hyrė nė kafaz tejet konfident pas njė stėrvitjeje tė gjatė. "Cage Fight", i cili ka pesė raunde nga pesė minuta, kėrkon njė pėrgatitje tė lartė fizike, por mbi tė gjitha taktike. Nė fillim tė raundit tė parė Recica kėrkonte tė bėnte protagonistin, ndėrsa Daniels, disa herė mė i vogėl nė trup se shqiptari, gjuante rrallė duke studiuar strategjinė e Recicės. Njė rėnie nė tapet nga Daniels si pasojė e moseksperiencės nuk ėshtė shfrytėzuar nga Recica pėr ta mbajtur nė njė pozicion ku ai mund ta grushtonte mbi kokė, duke ēuar nė mėnyrė direkte shqiptarin drejt fitimit tė duelit. Daniels ka gjetur forcat pėr t‘u rikthyer nė dyluftim me ashpėrsi. Minutat e fundit tė raundit tė parė kanė qenė tė qeta pėr tė dy kundėrshtarėt. Te Recica janė dalluar shenja lodhjeje. Pėrsėri nė fillim tė raundit tė dytė Recica ėshtė hedhur nė sulm: njė goditje e kundėrshtarit i ka shkaktuar hemorragji gjaku tė lehtė nga hunda. Por, Ali Recia nuk ėshtė ndalur, duke tentuar me ēdo kusht tė rrėzonte nė tapet britanikun. Eksperienca, e ndėrthurur me njė teknikė tė admirueshme, ka bėrė qė Daniels tė krijojė njė epėrsi ndaj Recicės, qė sa vinte e tregonte shenja lodhjeje. Disa goditje tė menjėhershme nė mesin e raundit tė dytė kanė detyruar arbitrin t‘i japė fund dyluftimit, duke shpallur Irvine Daniels fitues. "Nuk e di ku gabova. Ende s‘e besoj qė humba", deklaroi pėr "The Albanian" pas duelit Ali Recica. Pavarėsisht nga kjo humbje, ai pohoi se nuk ėshtė aspak i dekurajuar. Pas disa javėve pushim, Recicės i duhet t‘i pėrvishet punės pėr njė stėrvitje tė gjatė pėr dyluftimin e radhės. Gjatė tė gjithė duelit ai ėshtė mbėshtetur nga shqiptarė tė shumtė qė jetojnė nė zonėn e Riding, tė cilėt kishin ardhur pėr ta ndjekur. Ndėrkohė, Nehat Recica, babai Aliut, pohon se ai kurrė nuk ka dashur qė i biri tė merret me kėtė sport. "Ėshtė dėshira e tij. Jam munduar disa herė ta ndaloj, por nuk mė ka dėgjuar", thotė ai, pasi pėr herė tė parė ka parė tė birin duke dyluftuar. Nė krah tė Ali Recicės ishin edhe disa polakė, qė gjatė ndeshjes e mbėshtesnin. Qė nė moshėn 10-vjeēare ai ka jetuar nė Poloni, kur i ati vendosi tė largohet nga Kosova. Recica kurrė nuk e ka mohuar origjinėn: kur hyri nė kafaz pėr dyluftimin e organizuar nga "Freestyle Fighting Federation", ai ėshtė prezantuar si njė sportist qė do tė ndeshej pėr tė mbrojtur ngjyrat e Kosovės.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!