Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
- Lajmi...
Ervin Llani, "gardiani" i Tiranės
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
Pas shumė javėsh, Tirana zgjidh misterin e portierit tė sezonit tė ri. "Gardiani" i bardhebluve do tė jetė ish-portieri i Kombėtares Shpresa, Ervin Llani. 24-vjeēari qė ėshtė aktivizuar me Shkumbinin nė sezonet e fundit ka arritur marrėveshjen me presidentin Refik Halili, madje sipas burimeve pranė klubit ai ka firmosur edhe kontratėn e ofruar. Emri i Llanit nuk ėshtė i ri pėr portėn e 23 herė kampionėve, ku ka qenė nė balotazh me portierin e Kastriotit, Arjon Mustafa. "Ervin Llani do tė jetė portieri i parė i Tiranės nė sezonin e ri", konfirmuan burimet konfidenciale pranė bardhebluve. "Presidenti Halili kishte kontaktuar prej kohėsh me tė, ndėrkohė qė biseda janė zhvilluar edhe me Mustafėn". Paraqitjet e mira tė Llanit me Shkumbinin, mbi tė gjitha nė sezonin e kaluar, e kishin shndėrruar nė objektiv tė dy klubeve kryeqytetas: pėrveē Tiranės nė garė ishte edhe Partizani. Megjithatė, oferta e Halilit ka qenė mė joshėse. "Nuk mund tė mohohet fakti se nė sezonin e fundit portieri ishte mes pikave mė tė forta tė Shkumbinit, qė e mbylli kampionatin mes pesė mė tė mirave. Llani ka aftėsitė dhe eksperiencėn e duhur pėr tė mbuluar njė sektor mjaft tė rėndėsishėm, siē ėshtė porta, te njė skuadėr qė pretendon fitimin e titullit kampion, si Tirana, vazhdoi burimi. Palėt janė takuar, arritėn marrėveshjen dhe portieri hodhi firmėn nė kontratėn e ofruar nga klubi". Porta ishte njė prej problemeve mė tė mėdha tė bardhebluve, ku edhe pse Nallbani ėshtė konfirmuar pėr shkak tė kontributit dhe eksperiencės sė jashtėzakonshme, duhej plotėsuar boshllėku i lėnė nga largimi i Osmanit. Tashmė Llani dhe Nallbani do tė jenė nė garė pėr "dorashkat" e titullarit.Pasi ka siguruar portėn, presidenti Halili do tė dalė nesėr (e hėnė) pėrpara mediave, pėr tė prezantuar trajnerin Blazhe Slishkoviē. Nė takimin e orės 10:00 me gazetarėt, Halili pritet tė publikojė edhe futbollistėt qė Tirana do tė ketė nė kontingjentin e saj pėr sezonin 2008-09, ose tė paktėn pjesėn mė tė madhe tė tyre. Pasi ka siguruar rikthimin e Dabullės nė mbrojtje, drejtuesi i skuadrės shpreson edhe tek "ok" final i Abraham. Afrikani, pjesė e Tiranės kampione nė sezonin 2006-07, mund tė rikthehet te bardheblutė nėse nuk ka oferta joshėse nga jashtė Shqipėrisė. Reparti difensiv pritet tė plotėsohet edhe nga kroatėt Polovanec e Karēev, Arjan Pisha mund tė kthehet pas aventurės me Dinamon nė Ligėn e Kampioneve, ndėrkohė qė Andi Lila duhet tė kthejė tė hėnėn pėrgjigjen finale. Nė mesin e fushės, pėrveē tė konfirmuarve nga sezoni i kaluar, Arapi, Mohelebi, Deliallisi e Bakalli dhe rikthimeve nga dėmtimet tė kapitenit Muka e talentit Sefa, 23-herė kampionėt shpresojnė edhe te ndonjė pėrforcim kualitativ, si mund tė jetė Ansi Agolli. Pesha e sulmit do tė mbahet nga dyshja Daniel Xhafaj e Pero Pejiē, qė nė letėr premtojnė shumė gola pėr njė skuadėr, pretendimi kryesor i sė cilės ėshtė rikthimi te titulli kampion.
- Opinioni juaj...
Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!