Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Lehman, lamtumirė Kombėtares, Lėv e Kėpke: Shumė i vjetėr
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
- Lajmi...
Lehman, lamtumirė Kombėtares, Lėv e Kėpke: Shumė i vjetėr
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
Jens Lehman do tė duhet ta mbyllė karrierėn e tij si portier i Kombėtares sė Gjermanisė. Trajneri i gjermanėve ka nė plan njė bisedė me portierin, nė tė cilėn do tė flitet me fjalė tė qarta. Pasuesit e tij qėndrojnė gati. Lamtumira
"Sigurisht qė shumė shpejt do tė ketė njė ndryshim gjeneratash nė portė. Jens ėshtė tashmė 38 vjeē dhe ne kemi portierė tė rinj si Rene Adler dhe Manuel Neuer, tė cilėt kanė treguar se kanė goxha kualitet", tha Lėv gjatė prezantimit tė bilancit tė Evropianit nė Kongresin e Federatės Gjermane tė Futbollit (DFB) nė Frankfurt. Ende nuk ėshtė pėrcaktuar njė plan konkret. Ndoshta Lehman mund tė marrė pjesė nė ndeshjen e 20 gushtit kundėr Belgjikės nė Nurenberg. Lėv nuk ka pasur asnjė kontakt me Lehmanin qė nga finalja e humbur e Evropianit (1-0 ndaj Spanjės) dhe paraqitja e Kombėtares nė Berlin. "Ne do tė presim edhe pak dhe do tė zhvillojmė njė bisedė. Duhet kohė pėr ta marrė veten njeriu, apo jo?! Ne do tė arrijmė sė bashkė nė njė pėrfundim", Sqaron Lėv. Lehman ishte shprehur i paqartė menjėherė pas Evropianit. Ai kėrkoi tė fitonte mė shumė kohė pėr tu qetėsuar. Ndėrkohė qė pėr sa i pėrket klubit, ai ka nėnshkruar tashmė njė kontratė 1-vjeēare me Shtutgartin. Kjo ėshtė njė tjetėr shtysė qė tregon se shtabi i trajnerėve tė Kombėtares gjermane nuk mund ti besojė portėn nė Botėrorin e Afrikės sė Jugut nė 2010-ėn njė portieri, i cili me shumė mundėsi nė verėn e 2009-ės mund tė mbetet pa skuadėr. Edhe trajneri i portierėve nė Kombėtare, Andreas Kėpke, kishte theksuar sė fundmi se do tė ishte e vėshtirė tė pranonte qė nė Botėrorin e 2010-ės nė portėn e Gjermanisė tė luante njė portier 40-vjeēar.
Fryn era e re
Gjithsesi, pas titullit tė humbur nė EURO 2008 nė Austri dhe Zvicėr, nė dy vitet e ardhshme Lėv dėshironte tė aplikojė stilin e tij tė ri dhe tu jepte njė shans talenteve tė rinj. Boshti i skuadrės do qėndrojė i paprekur, por nuk do tė mungojnė lojtarėt e rinj, si mesfushori Marko Marin, apo mbrojtėsi qendror Marco Rus. "Kjo do tė jetė puna jonė e mėtejshme, tė afrojmė futbollistė tė rinj nė Kombėtaren A", shton Lėv. Kjo sepse puna e tė rinjve do tė jetė edhe ēelėsi i suksesit nė tė ardhme. Vetė trajneri gjerman e lidh kėtė si argument pėr finalen e humbur pėrballė kampionėve tė rinj tė Evropės. "Spanja me Kombėtaret e saj tė tė rinjve ka fituar pesė nga nėntė titujt e mundshėm nga viti 2004. Kjo tregon edhe kualitetin e spanjollėve. Ne do ti kėrkojmė federatės qė tė mbėshtesim edhe mė shumė pėrmirėsimin e talenteve tė reja. Vetėm kėshtu ne do tė mund tė arrijmė nė majėn e futbollit", mendon Lėv. Po ashtu Lėv duhet largojė nga koka e futbollistėve tė tij zhgėnjimin sa mė shpejt qė tė jetė e mundur. "Ne do tė na duhen akoma dy deri nė tre javė pėr tė harruar Evropianin. Pastaj do tė shkojmė nė eliminatoret e Botėrorit me njė dėshirė tė madhe pėr tė bėrė mirė. Pėrballė do tė kemi edhe Rusinė, e cila tregoi goxha kualitet nė Evropian", pėrfundon Lėv, i cili kėtė muaj do tė ketė vetėm 10 ditė pushim.
- Opinioni juaj...
Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!