Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Prishet pakti me Thaēin, vetėm BDI nė qeveri
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
- Lajmi...
Prishet pakti me Thaēin, vetėm BDI nė qeveri
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
Prishet nė momentin e fundit marrėveshja mes Kryeministrit mandatar tė Maqedonisė, Nikolla Gruevski, dhe kryetarit tė Partisė Demokratike Shqiptare, Mendu Thaēi, pėr pjesėmarrjen nė qeverinė e re. Pas njė mundėsie pėr hyrjen e dy partive shqiptare nė ekzekutivin e ri maqedonas, negociatat me PDSH-nė janė prishur nė momentin e fundit, kėshtu qė nė qeveri do tė marrė pjesė vetėm BDI-ja e Ali Ahmetit. Pėrfaqėsues tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim bėnė tė ditur se kjo parti nė qeverinė e re do ketė pesė poste tė ministrave, njė tė zėvendėskryeministrit pėr zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit, si dhe njė post tė nėnkryetarit tė Kuvendit. Kuadro tė BDI-sė do tė drejtojnė Ministrinė e Ekonomisė, tė Shėndetėsisė, tė Punėve dhe Politikės Sociale, Ministrinė e Pushtetit Vendor dhe atė tė Ambientit Jetėsor. Dy partitė fituese tė zgjedhjeve nė Maqedoni, VMRO DPMNE-ja dhe BDI-ja, kanė arritur marrėveshje pėr formimin e qeverisė sė re. Marrėveshja rreth mesnatės tė sė premtes ėshtė konfirmuar nga komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-sė dhe mė pas edhe nga komiteti qendror, qė janė edhe organet mė tė larta tė partisė sė mandatarit Nikolla Gruevski. Ndėrkohė qė marrėveshja ka marrė pėlqimin edhe tė kryesisė qendrore tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim. Detaje rreth marrėveshjes sė arritur nuk janė dhėnė nga asnjėra parti, ndėrkohė qė marrėveshja e arritur mes Gruevskit dhe Ahmetit ka kaluar pa probleme dhe debate nė organet e partive qė drejtojnė, kurse gjatė ditės sė sotme pritet tė jepen edhe deklaratat e para. Mandatari pėr formimin e qeverisė, Nikolla Gruevski, bisedimet pėr qeverinė e re i ka zhvilluar edhe me PDSH-nė e Menduh Thaēit, por nė fund ėshtė pėrcaktuar qė partner i partisė sė tij nė qeveri tė jetė BDI-ja, e cila ėshtė edhe fituese e zgjedhjeve nė radhėn e shqiptarėve tė Maqedonisė.Ndėrkohė qė nga PDSH-ja kanė bėrė tė ditur se kjo parti ėshtė tėrhequr nga bisedimet, pėr shkak tė, siē thuhet, mosgatishmėrisė sė Gruevskit pėr tė pranuar gjashtė pikat e marrėveshjes sė arritur nė muajin mars mes PDSH-sė dhe VMRO-DPMNE-sė. Ndėrkohė qė bisedimet mes liderit tė BDI-sė, Ali Ahmeti, dhe mandatarit Nikolla Gruevski, janė zhvilluar larg mediave, tė cilat deri nė momentet e fundit nuk kanė qenė tė njoftuara me afrimin e qėndrimeve dhe arritjen e marrėveshjes. Sidoqoftė, 12 korriku ėshtė afati i fundit kur nė Kuvend duhet tė paraqitet pėr miratim programi dhe pėrbėrja e re qeveritare. Nėse konkretizohet marrėveshja Ahmeti-Gruevski, VMRO-DPMNE dhe BDI do tė kenė dy tė tretat e deputetėve nė Kuvendin e Maqedonisė.
- Opinioni juaj...
Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!