Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Papuljas: Greqia, hapa tė kujdesshėm pėr Kosovėn

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
Presidenti i Greqisė, Karolos Papulias, ka deklaruar se vendi i tij po bėn hapa tė vegjėl dhe tė kujdesshėm nė drejtim tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės. Ai e bėri kėtė deklaratė gjatė njė vizite zyrtare nė Austri. Duke iu referuar Ballkanit Perėndimor, zoti Papulias tha se me homologun e tij austriak theksuan mbėshtetjen e tė dyja palėve pėr integrimin e vendeve tė rajonit nė Bashkimin Evropian. "Ne ua premtuam integrimin dhe duhet tė jemi tė besueshėm, duke e mbajtur premtimin", tha zoti Papulias.

Sa i pėrket Kosovės, ai tha se Greqia po e ndjek situatėn me shumė kujdes, pasi konsideron qė ky ėshtė njė problem veēanėrisht i ndjeshėm. Greqia ėshtė nga vendet qė nuk e kanė njohur ende pavarėsinė e Kosovės. Ėshtė hera e parė qė njė zyrtar i lartė grek konfirmon qartazi prirjen e Athinės pėr tė njohur pavarėsinė e Kosovės. Deri mė tash qėndrimi zyrtar ka qenė qė ēdo vendim lidhur me njohjen ose jo tė pavarėsisė sė Kosovės do tė merret duke pasur pėr bazė interesat kombėtare tė Greqisė. Duke folur gjatė vizitės sė tij nė Austri, Presidenti grek e ka cilėsuar pothuajse armiqėsor qėndrimin e Maqedonisė pėr ēėshtjen e emrit.

Ai ka shtuar se nė kėto kushte vendimi i Greqisė pėr bllokimin e perspektivės integruese tė Maqedonisė nuk mund tė ndryshojė.

Duke folur nė konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp, nė prani tė homologut tė vet austriak, Hajns Fisher, zoti Papulias ka shprehur keqardhjen pėr qėndrimin "e pandryshueshėm e pothuaj armiqėsor qė vendi fqinj mban ndaj Greqisė".





Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!