Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Gjykata lė nė burg Ylli Kelmendin

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
Gjykata e Tiranės ka vendosur dje qė tė lėrė pas hekurave tė burgut deri nė pėrfundim tė procesit hetimor dhe atij gjyqėsor Ylli Kelmendin. 44-vjeēari, dėshmitar i vrasjes sė Mirit tė Xhikes disa vjet mė parė, ėshtė arrestuar pėr armėmbajtje pa leje dhe kundėrshtim tė punonjėsve tė policisė nė orėt e para tė sė premtes, teksa po lėvizte nė kėmbė pėrballė Kuvendit tė Shqipėrisė. Dje ai ėshtė sjellė nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė nė kryeqytet pėr shqyrtimin e masės sė sigurisė. Burime nga kjo gjykatė pohuan se i pandehuri nuk ka thėnė asgjė pėrballė akuzave tė ngritura, ndėrsa avokati i tij ka kėrkuar njė masė sigurie mė tė butė. Sipas tė njėjtave burime, prokurori i ēėshtjes ka paraqitur provat dhe argumentet e organit tė akuzės mbi bazėn e tė cilave kėrkohej masa e sigurisė burg pa afat. Ai ka deklaruar se Kelmendi ka pasur edhe mė parė precedentė penalė si dhe probleme me ligjin, ndaj ai duhet tė qėndrojė nė burg deri nė pėrfundim tė procesit hetimor.

Ylli Kelmendi pėrfundoi nė prangat e policisė tri ditė mė parė, pasi u diktua nga njė patrullė se mbante njė pistoletė nė brez. Uniformat blu i kanė hequr armėn, por 44-vjeēari ka reaguar duke i goditur policėt, njėrit prej tė cilėve i ka shkaktuar edhe njė plagė nė krah. Burimet zyrtare tė Policisė sė Tiranės thanė pas ngjarjes se "nė orėn 01:30, nė rrugėn ‘Xhorxh Bush‘, nė afėrsi tė Kuvendit tė Shqipėrisė, Kelmendi ka ushtruar dhunė ndaj shėrbimeve policore gjatė momentit tė kontrollit tė ushtruar mbi tė. Pas kontrollit fizik tė bėrė ndaj shtetasit tė mėsipėrm u gjet nė brez dhe u sekuestrua nė cilėsinė e provės materiale njė pistoletė tip TT, me njė krehėr me 7 fishekė, tė cilėn e posedonte pa leje. Ndėrsa dy punonjėsve tė policisė, tė dėmtuar nga shtetasi i mėsipėrm, iu dha menjėherė ndihma mjekėsore dhe vendim ekspertimi mjekoligjor".

Ylli Kelmendi u bė i njohur disa vjet mė parė, pasi ai ishte njėri nga dėshmitarėt okularė tė vrasjes sė Fatmir Ramės, i njohur ndryshe si Miri i Xhikes. Vetė Kelmendi u plagos gjatė atentatit qė i kushtoi jetėn Ramės, por arriti tė shpėtonte pėr mrekulli. Mė pas ai ėshtė arrestuar edhe pėr njė pėrplasje qė kishte pasur nė sheshin "Skėnderbej", por sėrish u la i lirė. Tashmė ai do tė duhet tė qėndrojė nė burg deri nė pėrfundim tė procesit hetimor ndaj tij, i akuzuar pėr armėmbajtje pa leje dhe kundėrshtim tė forcave tė policisė.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!