Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Tenton tė muroset nė themelet e pallatit

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
Njė person ėshtė pėrpjekur tė premten pasdite tė vrasė veten nė mėnyrė publike, pas pretendimeve se nė pronėn e tij po ngrihej padrejtėsisht njė pallat. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 18:30 tė sė premtes nė vendin e quajtur "Rruga e gjerė", nė afėrsi tė qendrės sė qytetit. Shtetasi Halim Metaj, 45 vjeē, ka "kopjuar" mėnyrėn e protestės nga legjenda e famshme shkodrane e Rozafės. Ai ėshtė futur brena njė skare hekuri qė po pėrgatitej tė mbushej me beton nė themelet e pallatit. Personi ka tentuar tė kryejė vetėvrasjen, duke dashur tė shtrėngojė pjesėn e fytit pas hekurave. Nė ēast kanė ndėrhyrė punėtorėt qė po punonin dhe pastaj pėr tė shpėtuar 45-vjeēarin janė mbledhur tė afėrmit dhe kalimtarė tė rastit. Nė kohėn qė Halim Metaj qėndronte brenda skarės sė hekurave ai tha: "Do tė vetėvritem pasi prona mė ėshtė marrė pa tė drejtė dhe nė kėtė pronė po bėhet njė pallat i cili ka pėr t‘u ndėrtuar vetėm mbi trupin tim". Nė fillim kanė qenė forcat e policisė qė kanė tentuar tė negociojnė, por nuk ia kanė arritur qėllimit. Mė pas ishin familjarėt, tė cilėt i janė lutur atij tė mos vetėvritet, duke i nxjerrė edhe fėmijėt para. Ndėrsa Halim Metaj tentonte tė kryente vetėvrasjen, persona tė tjerė e mbanin qė ai tė mos binte mbi hekura. Pas njė ore ai ka humbur ndjenjat dhe me shumė vėshtirėsi ėshtė nxjerrė nga hekurat pėr t‘u transportuar pastaj nė spitalin rajonal tė Shkodrės ku ėshtė nėn kontrollin e mjekėve.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!