Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

11 gra tė burgosura prej tri ditėsh, nė grevė urie

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
"Po protestojmė pėr tė drejtat tona. Kemi filluar njė grevė urie qė prej ditės sė premte se duam tė takojmė ministrin". Zėri qė vjen pėrmes telefonit ėshtė i njė tė burgosure qė thotė se ndodhet nė burgun 313. "Na kanė dėnuar pa tė drejtė dhe kushtet kėtu brenda janė shumė tė kėqija", vijon gruaja qė nga zėri duket tė jetė te tė 30-at. Ndėrsa pėrpiqemi ta pyesim pėr emrin dhe shkakun se pėr ēfarė e kanė dėnuar, ajo me nxitim vazhdon tė kėmbėngulė se kėrkesa kryesore ėshtė takimi me ministrin e Drejtėsisė, tė cilin duket se sheh si mundėsinė e vetme, ose si njė forcė madhore qė mund tė zgjidhė problemin e saj. Biseda pėrfundon pa arritur tė marrim shumė informacion, pasi gruaja e mbyll telefonin shpejt.


Nisja e grevės

Burime tė sigurta konfidenciale nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve konfirmuan dje pėr "Shqip" se prej tri ditėsh, nė burgun 313 nė kryeqytet ka nisur njė grevė urie nga 11 gra tė burgosura. Burimet sqaruan se kėrkesa kryesore e tė burgosurave ka tė bėjė mė dėnimin e tyre nga gjykata, tė cilin ato e konsiderojnė si tė padrejtė. Gratė kishin refuzuar ushqimin, duke shtuar nė pretendimet e tyre edhe problemin e kushteve tė kėqija nė tė cilat jetojnė brenda mureve tė burgut. Me gjithė informacionet e cunguara qė vijnė nga brenda burgut qė ndodhet nė rrugėn "Jordan Misja" nė kryeqytet, mėsohet se gratė janė pėrpjekur edhe mė parė pėr tė gjetur njė zgjidhje pėr problemet e tyre, veēanėrisht ato qė lidhen me kushtet e jetesės, por nuk ia kanė dalė dot. Kjo duket se i ka detyruar ato qė tė zgjedhin njė rrugė tjetėr mė tė ashpėr, por gjithsesi mjaft demokratike, atė tė grevės sė urisė.


Heshtja

Me gjithė interesimin e mediave, Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve nuk ka dhėnė asnjė informacion apo prononcim zyrtar lidhur me grevėn e tė burgosurave. Zyrtarė tė saj fillimisht janė pėrpjekur ta mbulojnė lajmin, duke deklaruar se nuk kishte asnjė lloj greve dhe se situata nė burgje ishte e qetė. Por mė pas ata janė detyruar tė pranojnė me gjysmė zėri se njė "problem" i vogėl ka nisur te 313. Gjithsesi, deri nė orėt e vona tė mbrėmjes asnjė deklaratė apo njoftim zyrtar nuk ka ardhur nga institucioni qė drejton mbarėvajtjen e burgjeve nė Shqipėri.


Pėrhapja

Ndėrkaq, dje nė mesditė, greva ka marrė pėrmasa tė tjera. Kjo pasi tė gjitha tė burgosurat qė ndodhen nė Institutin e Riedukimit nė rrugėn "Jordan Misja" nė Tiranė, kanė vendosur qė tė solidarizohen me shoqet e tyre, duke refuzuar ushqimin. Mėsohet se 11 gratė qė nisėn grevėn janė mbledhur tė gjitha nė njė dhomė, ndėrsa tė burgosurat e tjera kanė vendosur qė tė mbėshtesin kėrkesat e tyre pėr kushte mė tė mira. Nė fokus tė kėrkesave tė tyre duket se janė kushtet higjieno-sanitare, por edhe trajtimi qė u bėhet atyre nga personeli i shėrbimit tė burgut.

Tė burgosurit qė ndodhen nė Institucionin e Riedukimit 313 kanė organizuar edhe mė parė protesta pėr tė kėrkuar kushte mė tė mira jetese, ushqim si dhe trajtim mė njerėzor. Nė protestėn e tyre tė fundit u desh ndėrhyrja e drejtorit tė pėrgjithshėm tė burgjeve qė tė burgosurit tė hiqnin dorė nga protesta, madje duke i lėnė edhe njė afat Ministrisė sė Drejtėsisė pėr realizimin e kėrkesave tė tyre.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!