Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Pesticidet rrezikojnė dy veta nė Devoll
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
- Lajmi...
Pesticidet rrezikojnė dy veta nė Devoll
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
Dy persona kanė pirė pesticide duke rrezikuar vdekjen. Nė njė hark kohor qė nuk i ka kaluar 24 orėt, dy persona janė shtruar nė spitalin civil tė Korēės nė gjendje tė rėndė shėndetėsore. Por ndėrsa njė nga pacientėt ka qenė njė femėr qė vuante nga depresioni dhe kishte tentuar ti jepte fund jetės, personi i dytė nuk ka pasur tė njėjtin qėllim. Njė grua 45-vjeēare nga fshati Bitinckė i Devollit ėshtė transportuar nė gjendje tė rėndė drejt spitalit tė Korēės pėr ndėrhyrje tė specializuara, pasi kishte pirė pesticide. Mirjeta Kambo ka marrė lėndėn toksike me dėshirėn e saj, duke tentuar ti japė fund jetės. Sipas deklarimeve tė tė afėrmve, gruaja kishte kaluar njė gjendje depresive kohėt e fundit. Ajo ka shkuar nė qilar nga ku ka marrė edhe lėndėn helmuese, tė cilėn e ka pirė pėr tė shkaktuar vetėhelmimin, por ėshtė gjetur nė kohė nga familjarėt e shtrirė pėrtokė. Falė ndėrhyrjes sė menjėhershme tė tė afėrmve dhe mė tej mjekimeve nė spital, gruaja qė ka mbėrritur nė gjendje tė rėndė e ka kaluar rrezikun pėr jetėn. Por nuk ka kaluar shumė kohė dhe njė tjetėr person nga zona e Devollit ėshtė ēuar me urgjencė nė tė njėjtin spital. Refik Mullixhiu nga fshati Vishocicė kishte ngatėrruar shishen e rakisė dhe atė tė pesticideve. Ndėrsa e ka kthyer pėr tė pirė, 50-vjeēari ka humbur fillimisht ndjenjat. Mė pas, pėr shkak tė gjendjes kritike ai ėshtė transportuar nga tė afėrmit drejt Korēės. Sipas tė dhėnave nga ana e policisė lokale, 50-vjeēari nuk kishte tentuar mė parė tė vetėvritej dhe nuk konfirmohet tė ketė pasur probleme tė natyrės depresive. Edhe pse policia ka nisur edhe hetimet pėr aktin e vetėvrasjes dhe tė vetėhelmimit me dashje, ajo qė konfirmohet nga tė afėrmit ėshtė se 50-vjeēari thjesht ka ngatėrruar shishen e helmit me atė tė rakisė. Mėsohet se ai kishte qenė i dehur kur bėri kėtė ngatėrresė qė i rrezikoi jetėn.- Opinioni juaj...
Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!