Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Incident nė Gjinar, alarm fals pėr pengmarrje

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
Njė bllokim rruge nga disa kamionė qė ngarkonin dru nė afėrsi tė Gjinarit nė Elbasan ėshtė interpretuar si pengmarrje nga krerėt lokalė tė Partisė Socialiste, njėri prej tė cilėve u pengua tė kthehej nė Elbasan dje nė mbrėmje. Lajmi pėr pėngmarrje u pėrhap me shpejtėsi nga strukturat e PS-sė nė Elbasan, tė cilat i referoheshin Sekretarit tė PS-sė pėr kėtė Qark Agim Leka. Ky i fundit, teksa kthehej nė pasdite nga njė takim nė komunėn e Gjinarit, ka hasur rrugės disa kamionė qė ngarkonin drurė, tė cilėt kishin bllokuar rrugėn. Nė pėrpjekje pėr t‘i bindur tė zhbllokonin rrugėn, funksionari i PS-sė lokale dhe kryetari i Komunės Gjinar qė udhėtonte me tė, kanė debatuar ashpėr me shoferėt. Kėta tė fundit, sipas Agim Lekės kanė bllokuar krejtėsisht qarkullimin nė rrugė dhe e kanė kėrcėnuar atė vetė se do ta tėrhiqnin zvarrė. Ndėrkohė, burimet zyrtare tė Drejtorisė sė Policisė sė Elbasanit sqaruan se nuk bėhet fjalė pėr pengmarrje. "Disa makina kanė penguar rrugėn e kreut tė PS-sė Leka dhe ne kemi nisur njė grup policėsh pėr tė ndėrhyrė. Nuk ka asnjė incident mes tyre", ka deklaruara mbrėmė Drejtori i Policisė sė Qarkut tė Elbasanit, Arben Hyseni. Ndėrsa shefi i komisariatit tė policisė sė Elbasanit, Gjelosh Prendi tha se "Nuk ka asnjė problem. Unė fola me Lekėn i cili ishte me shokėt e tij nė njė lokal". Gjithsesi sekretari i PS-sė sė Elbasanit nuk ka udhėtuar dot pėr nė qytetin e tij deri nė orėn 21:30 dhe policia ka nisur hetimin e ngjarjes, pavarėsisht se nuk e konsideron pengmarrje.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!