Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Piratėt e bankomateve blinin nė Mal tė Zi dhe Maqedoni
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
- Lajmi...
Piratėt e bankomateve blinin nė Mal tė Zi dhe Maqedoni
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
Anėtarėt e bandės sė bankomateve, me paratė e fituara nga vjelja nė mėnyrė periodike tė kartave tė klonuara tė kreditit, arrinin tė kryenin "shopping" nė Malin e Zi dhe Maqedoni, duke blerė veshmbathje dhe bizhuteri tė shtrenjta. Madje, pjesėtarėt e grupit kryenin pushime "free" nė qytetet turistike, pasi tė gjitha shpenzimet mbuloheshin nga tė ardhurat e fituara nė mėnyrė tė paligjshme. Jeta e shfrenuar vijonte edhe nė disa qytete tė Shqipėrisė, ku nė qendrat tregtare tė arrestuarit blinin gjithēka qė u shihte syri. Burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranės thanė dje se gati 80 pėr qind e vjedhjeve nė banka nėpėrmjet kartave tė kreditit janė shpenzuar nga tė arrestuarit. Hetuesit thanė se studentėt kriminelė kishin arritur tė krijonin njė jetė mondane, madje me paratė e fituara kanė arritur tė blejnė edhe automjete luksoze qė kapin shifrat e 40-50 mijė eurove. Prokuroria e Tiranės tha dje se megjithėse tė arrestuarit kishin mundur tė vilnin shuma marramendėse me anė tė klonimit tė kartave tė kreditit, ata nuk kishin ndryshuar gjendjen e tyre ekonomike. Pavarėsisht se kush e kryente vjedhjen, paratė ndaheshin mes pjesėtarėve tė grupit. Madje edhe gjatė operacionit tė policisė, ditėn e enjte disa nga pjesėtarėt e grupit kishin realizuar vjedhje me anė tė kartave tė kreditit. Ata kryenin pothuajse ēdo ditė vjeljen e parave, por tė gjitha shpenzoheshin midis tyre. Hetimet kanė pėrcaktuar se 19-vjeēari Endrit Gjergjani, student i Juridikut, ėshtė cilėsuar si kreu i grupit tė hakerave shqiptarė. Nėpėrmjet njė pajisjeje elektronike tė sofistikuar, ai ka mundur tė "klonojė" kartat e kreditit me informacione tė personalizuara, tė blera nė internet, duke bėrė tė mundur vjedhjen e shumė llogarive bankare tė shtetasve tė huaj. Mėsohet se Gjergjani, bashkė me anėtarėt e grupit mes tyre edhe babai i tij, blinin me anė tė internetit sende me vlerė. "Gjergjani u shpėrndante shokėve tė tij kartat e kreditit me anė tė sė cilave mund tė realizonin deri nė 10 blerje dhe mė pas klononte tė tjera karta. Anėtarėt vepronin nga dy persona ose edhe nga njė. Pasi vilnin para nga bankomatet, pjesėtarėt e grupit dhe me anė tė internetit blinin sende tė tjera", thanė hetuesit. Aktiviteti i tyre, i nisur rreth tetė muaj mė parė dyshohet tu ketė sjellė 17 personave njė fitim prej 2 milionė eurosh. Sipas prokurorisė, 19-vjeēari Endrit Gjergjani ishte lidhur me hakera kompjuterikė, tė cilėve u blinte numrin serial dhe kodin e kartės. Mė pas i klononte kartat e kreditit, duke u vendosur edhe numrin serial. Gjithė "pazari" kryhej mė anė tė mesenxherit nė internet. Mė pas, me anė tė kėtyre kartave qė grupi kishte klonuar, bėnin tė mundur blerjet. Por policia bėri tė ditur se nė disa raste kartat u bllokoheshin nga bankomatet. Nė fakt, kjo gjė nuk i ka penguar 17 personat me nė krye studentin 19-vjeēar tė kryenin mbi 400 vjedhje, nga tė cilat 272 nė Tiranė dhe 128 nė qytetet Durrės, Fier, Vlorė, Kavajė etj. nėpėrmjet tė cilave, vidheshin llogaritė bankare tė shtetasve tė huaj, rezidentė nė SHBA, Kanada, Angli. "Me anė tė kartave me shirit manjetik tė pėrdorshme nė vendin tonė, Gjergjani kishte tėrhequr rreth vetes njė grup tė rinjsh, mes tė cilėve edhe punonjės tė bankave tė dėmtuara. Nė kėtė mėnyrė ėshtė bėrė e mundur tėrheqja nėpėr bankomate e vlerave tė konsiderueshme monetare, nė lekė dhe valutė, pjesė e tė cilave ėshtė shpenzuar nė blerje tė sendeve me vlerė, si argjendari, automjete luksoze tė prodhimeve tė fundit, aksesorė tė ndryshėm, nė qendra biznesi nė Shqipėri, Maqedoni, Mali i Zi e Kosovė", thanė burimet.Piratėt e internetit kanė gabuar nė disa klonime kartash krediti
Operacioni policor "Matriks 4",
si u zbulua krimi i sė ardhmes
Mashtrimi ėshtė zbuluar fillimisht nga njė bankė nė vendin tonė, e cila mė 30 nėntor tė vitit tė kaluar ka denoncuar nė polici. Sipas denoncimit, nė disa bankomate tė kėsaj banke ėshtė konstatuar bllokimi automatik i kartave plastike, me tė cilat ėshtė tentuar tė tėrhiqen para. Pas kėtij informacioni qė kishte shqetėsuar jo pak kėtė bankė, e cila u pasua nga disa banka tė tjera, policia nisi menjėherė hetimet. I cilėsuar si hetim tejet i vėshtirė, agjentėve tė antikrimit ekonomik u ėshtė dashur ndihma e prokurorisė dhe ekspertėve tė informatikės. Nė hetimin e kėsaj ēėshtjeje u angazhuan mbi 30 agjentė dhe oficerė tė policisė, ku pėr rreth tetė muaj mundėn tė zbardhnin tė gjithė mekanizmin e vjedhjes, si dhe autorėt e saj. Operacioni "Matrix 4", i organizuar dy ditė mė parė u finalizua me arrestimin e 17 personave, ndėrsa policia mundi tė sekuestronte dhe prova tė mjaftueshme, tė cilat dėshmojnė autorėsinė e tė arrestuarve. Operacioni i policisė nisi pasditen e sė enjtes nė Tiranė, duke shoqėruar fillimisht 36 persona. Puna e ndėrtuar midis strukturave homologe tė antikrimit ekonomiko-financiar nė policinė e Qarkut Tiranė dhe prokurori, tė cilat nė bashkėpunim tė ngushtė edhe me departamentet e sigurisė sė bankave tė dėmtuara, bėri tė mundur administrimin e informacioneve tė para nė lidhje me mekanizmin e realizimit tė vjedhjes, mbi tė cilin u ndėrtua operacioni i koduar "Matrix 4" pėr identifikimin e kėtyre shtetasve dhe dokumentimin e veprimtarisė sė tyre. Drejtuesit e policisė sė Tiranės pėrgjatė 8 muajve tejet intensive hetimesh kanė arritur tė zbardhin krimin e sė ardhmes, ku janė angazhuar mbi 30 agjentė dhe oficerė tė policisė, tė cilėt ia dolėn tė finalizojnė kėtė operacion tepėr kompleks. "Duhet theksuar se pėr herė tė parė pėrballemi me kėtė lloj krimi tė panjohur mė parė pėr ne, i cili pėrbėn njė formė ende tė re vjedhjeje edhe pėr vende mė tė zhvilluara, arsye pėr tė cilat unė do ta konsideroja krim tė sė ardhmes", tha Prenēi nė konferencėn pas ndalimit tė 17 anėtarėve. Sipas tij, drejtimi tejet profesional i hetimit nga prokurorėt e njėsisė sė posaēme tė Prokurorisė sė Tiranės, si dhe bashkėpunimi i ngushtė me specialistėt e bankave ishte ēelėsi i suksesit tė kėtij operacioni, qė dėshmon pėr profesionalizmin gjithnjė e nė rritje tė strukturave tė zbatimit tė ligjit nė Shqipėri.
- Opinioni juaj...
Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!