Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: E akuzoi pėr vjedhje, rreh elektricistin
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
- Lajmi...
E akuzoi pėr vjedhje, rreh elektricistin
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
Njė 39-vjeēar nga fshati Hekal i Mallakastrės ėshtė arrestuar tė premten nė mbrėmje nėn akuzėn e goditjes pėr shkak tė detyrės. Ai ka qėlluar me grushte elektricistin e zonės. Sipas burimeve policore mėsohet se i arrestuari ka pasur herė pas here pėrplasje me elektricistin e zonės nė lidhje me faturat e energjisė. Elektricisti me inicialet K.S ka shkuar pasditen e sė premtes rreth orės 16:30 nė banesėn e shtetasit Esat Sulaj, nė Hekal, dhe ka vendosur matėsin e energjisė elektrike, ndėrkohė qė i zoti i shtėpisė nuk ndodhej aty. Ai, pasi ėshtė kthyer nė banesė, ka mėsuar se elektricisti kishte thėnė se "kėtej e tutje energjia nuk do tė vidhet". Kjo ėshtė konsideruar si njė akuzė e rėndė nga Sulaj, i cili ka shkuar tė takojė elektricistin nė fshatin e tij dhe nė debat e sipėr e ka qėlluar atė me grushte.- Opinioni juaj...
Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!