Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Ndiqet penalisht pėr muzikėn e lartė
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
- Lajmi...
Ndiqet penalisht pėr muzikėn e lartė
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
Muzika me volum tė lartė nė plazhin e Durrėsit ka vėnė nėn hetim pronarin e njė taverne nė plazhin e Durrėsit. Tė njėjtin fat do tė kenė dhe drejtues tė tjerė tė lokaleve tė natės nė zonėn turistike nė rast se banorė tė plazhit dhe pushues ankohen pėr prishje tė qetėsisė. Grupe muzikore, kėngėtarė dhe DJ tė ndryshėm kanė vėrshuar nė plazhin e madh tė Durrėsit dhe nė Golem pėr tė ofruar sa mė shumė argėtim pėr turistėt qė janė dyndur nė kėtė pjesė tė bregdetit shqiptar. E ndėrsa muzika dhe volumi i lartė i saj dhurojnė kėnaqėsi tė pamasė pėr moshat e reja tė pushuesve, pėr ata mbi 40 vjeē muzika pas orės 12:00 tė natės konsiderohet njė shkatėrrim nervash. Prandaj dhe nė kėtė sezon turistik nuk kanė munguar ankesat e pushuesve dhe banorėve tė plazhit pėr subjektet qė pėrdorin volum tė lartė muzike nė lokalet e tyre. Njė ditė mė parė, ndaj pronarit tė tavernės "Lido", nė plazhin e madh, shtetasit Ndriēim Kllogjiri ka nisur procedimi penal pėr prishje tė qetėsisė publike. 42-vjeēari nga Gramshi dhe me banim nė Vorė, si shumė tė tjerė zotėron njė lokal nė bregdet pėr tė siguruar tė ardhura nė kėtė periudhė tė artė, po muzika e kthyer nė zhurmė shqetėsuese pėr ata qė banojnė dhe pushojnė pranė tavernės sė tij e ka pėrballur jo vetėm me policinė, po dhe me organin e akuzės. "Procedimi penal ndaj tij filloi pasi rreth orės 02:30 nė tavernėn qė ka nė pronėsi, ka lejuar pėrdorimin e njė volumi shumė tė lartė muzike nga orkestra dhe kėngėtarėt, duke shqetėsuar banorėt qė jetojnė pėrreth", sqaroi zėdhėnėsja e Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Durrės. Ndotja akustike
Ndotja akustike prej vitesh ngelet njė problem i pazgjidhur nė plazhin e Durrėsit, qė ėshtė njė zonė rezidenciale banimi nė qytet, pėrveē tė qenit zonė pushimesh gjatė sezonit tė nxehtė. Ndonėse janė kontaktuar paraprakisht pėr volumin e muzikės qė duhet tė pėrdorin nė orėt e vona tė natės, volumet e larta nuk janė ulur aspak. Nga specialistėt, niveli i ndotjes akustike nė plazhin e Durrėsit ėshtė disa decibel mė i lartė sesa kufijtė e lejuar nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė.
Zhurmat dhe sezoni
Edhe kjo verė, pėrveēse e nxehtė ka zbritur e zhurmshme nė bregdet, duke u kthyer nė njė problem tė mprehtė pėr qindra pushues e banorė tė sistemuar nė godinat e banimit dhe ato hoteliere tė plazhit. Ankesat shpesh kanė rėnė nė vesh tė shurdhėr, pasi ekziston njė tjetėr kontingjent pushuesish, ata qė i japin jetė dhe gjallėri ēdo ambienti pushimi, qė kėrkojnė domosdoshmėrisht jetėn e natės, tė cilėn nuk mund ta kuptojnė pa muzikėn nė volum. Palėt janė vendosur si nė dy llogore tė kundėrta mes tė cilave qėndrojnė baret, lokalet dhe diskotekat verore sė bashku me volumet nė maksimum tė muzikės. Tė pakėnaqurit shprehen se kjo ndotje akustike mund ti detyrojė tė ndėrpresin pushimet e saponisura kėtė fillim korriku, nė rast se nuk do tė merren masa. Ndėrkaq, nė bazė tė ligjeve mbi sanksionimin e mbrojtjes sė pronės private, nismės sė lirė dhe pėr organizimin e funksionimin e qeverisjes vendore, pėrkatėsisht ligjet 7512 dhe 8652, pėrcaktohet se niveli i volumit tė muzikės sė pėrdorur nga subjektet e licencuara duhet tė jetė i pėrshtatshėm, tė aplikohet nė mjedise tė mbyllura, tė izoluara dhe jo pas orės 01.00.
Ndėrsa nė Durrės nuk ka ende njė zgjidhje qė tė lėrė tė kėnaqura tė dyja palėt, nė Golem, kėshilli komunal ka miratuar njė rregullore tė vlefshme pėr sezonin turistik qė ndalon pėrdorimin e muzikės pas mesnatės, si dhe ka kėrkuar ndėrprerjen e ēdo punimi nė fushėn e ndėrtimit, pikėrisht pėr tė shmangur ndotjen akustike tė pushuesve nė bregdetin e kėsaj zone.
- Opinioni juaj...
Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!