Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Bruceloza, 35 tė prekur nė Elbasan

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
Edhe pse nuk mund tė flitet pėr epidemi, sėmundja e brucelozės ekziston nė tė paktėn tre rrethe tė Qarkut tė Elbasanit. Sipas statistikave nga Drejtoria e Bujqėsisė dhe Ushqimit, 35 persona rezultojnė tė sėmurė me brucelozė dhe infeksioni pėr ta nuk ėshtė nė shkallėn e rrezikshmėrisė pėr jetėn.

Sektori i Shėrbimit dhe Inspektoratit Veterinar pranė kėsaj drejtorie dhe sektorit tė Mbrojtjes sė Konsumatorit nė Qarkun e Elbasanit gjatė muajit qershor ka kryer njė sėrė procesesh tė ndryshme pune, tė cilat lidhen me evidentimin e vatrave tė kėsaj sėmundjeje, duke marrė dhe masat paraprake. Shefi i Sektorit tė Inspektoratit Veterinar, Sotir Panxhi, thotė se edhe kėtė muaj ėshtė synuar qė tė ruhet situata epizootike dhe epidemiologjike nė lidhje me pesė sėmundjet e transmetueshme nga kafshėt, qė kontrollohen dhe subvencionohen nga shteti.

Nė lidhje me sėmundjen e brucelozės, nė muajin qershor situata ėshtė paraqitur pak problematike nė Rrethin e Gramshit, pikėrisht te ripėrtypėsit e vegjėl dhe simptomat e infektimit nė njerėz.

Sipas informacioneve zyrtare nga sektori veterinarisė, pavarėsisht nga puna e bėrė pėr luftimin e kėsaj sėmundjeje, si pėr kafshėt, ashtu edhe pėr shėndetin publik, ka pasur raste tė shfaqjes sė sėmundjes sė brucelozės, ku mė i prekuri mbetet Rrethi i Gramshit.

Nga kjo sėmundje, sipas kontrollit nė shkallė qarku, janė prekur gjithsej 35 persona, 8 prej tė cilėve e kanė marrė infeksionin nė emigracion. Tė ndarė sipas rretheve, vetėm nė Gramsh janė prekur 19 persona nga kjo sėmundje, nė Peqin katėr dhe nė Elbasan po katėr, tė cilėt janė infektuar nga kafshėt.

Duke marrė shkas nga situata e krijuar, specialistė tė kėtij sektori kanė bėrė tė gjitha pėrpjekjet me qėllim ndėrgjegjėsimin e fermerėve nė lidhje me rrezikun qė paraqesin kafshėt me infeksion. Ndėrsa pėr sa u pėrket sėmundjeve tė tjera tė kafshėve si plasja, tuberkulozi dhe murtaja, situata paraqitet normale, dhe tė gjitha kafshėt janė vaksinuar nė vatra dhe pėrreth tyre.

Sidoqoftė, specialistėt shpjegojnė se infektimi nga bruceloza kurrsesi nuk mund tė shkojė nė shifrėn zero, por e rėndėsishme mbetet marrja e masave paraprake qė tė prekurit tė mos kenė pasoja serioze pėr jetėn.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!