Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Bulqizė, 60 mijė banorė pa mjek kirurg

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
Mbi 60 mijė banorėve tė Rrethit tė Bulqizės ende nuk u ofrohet shėrbimi kirurgjikal, nė tė vetmin spital qė ka rrethi, atė tė qytetit minator tė Bulqizės. Jo vetėm kaq, por nė kėtė spital mungojnė pothuajse tė gjitha shėrbimet e specializuara mjekėsore pėr banorėt. Gjendja bėhet alarmante jo vetėm pėr kohėzgjatjen e kėsaj mungese ndėr vite, por edhe pėr faktin se prania e mjekut kirurg nė kėtė spital ėshtė jo vetėm nevojė, por edhe domosdoshmėri, pasi nė minierat e Bulqizės dhe tė Batėr-Martaneshit punojnė rreth 1000 minatorė, tė cilėt janė tė ekspozuar ēdo ditė ndaj aksidenteve qė kėrkojnė ndėrhyrje kirurgjikale.

Por as vdekjet e njėpasnjėshme tė minatorėve nuk kanė bėrė qė tė dėrgohet njė mjek kirurg nė kėtė spital. Ngjarjet e shumta aksidentale tė ndodhura nė minierė dhe stoqe tė kromit kanė bėrė qė jeta e ēdonjėrit minator qė punon pėr nxjerrjen e mineralit apo mbledhjen e tij, tė rrezikohet seriozisht dhe tė humbasė pėr mungesė tė mjekut specialist kirurg.

Mungesa e mjekut specialist ka sjellė edhe daljen jashtė funksionit tė sallės sė operimit, si dhe mungesėn e pajisjeve tė domosdoshme qė duhet tė ketė kjo sallė. Gjithashtu janė amortizuar krejtėsisht pajisjet ekzistuese.

Banorėt e Bulqizės e kanė ngritur zėrin pėr kėtė problem, por ende nuk ėshtė gjetur zgjidhja. Me pėrpjekje tė drejtorisė sė kėtij spitali, kohėt e fundit janė siguruar shėrbimet e njė ish-mjeku kirurg tė dalė nė pension, por qė nuk mund tė bėjė asnjė ndėrhyrje kirurgjikale pasi mungon mjeku reanimator pėr realizimin e tyre.

As letrat e peticionet e minatorėve drejtuar qeverisė pėr zgjidhjen e kėtij problemi nuk kanė sjellė asnjė dobi. Njė situatė e tillė e ka paralizuar pothuajse fare shėrbimin shėndetėsor pėr banorėt e rajonit tė Bulqizės.

Banorėt, e sidomos minatorėt qė aksidentohen gjatė punės nė minierė, ēohen pėr mjekim nė spitalin e Peshkopisė dhe Burrelit.

Ndėrkohė qė nė Bulqizė mungon kirurgu, nė Peshkopi shėrbejnė shtatė mjekė tė tillė specialistė dhe nė Burrel dy.

Kėshtu nga rreth 150 mjekė qė ushtrojnė aktivitet nė Qarkun e Dibrės, nuk ėshtė bėrė e mundur qė tė specializohet njė prej tyre pėr tė shėrbyer nė spitalin e Bulqizės.

Kohėt e fundit janė premtuar disa donacione pėr kėtė spital. Nga "Fondacioni Fėmijėt Shqiptarė" ėshtė premtuar dhurimi i njė aparati ekografie pėr fėmijėt e minatorėve tė rėnė nė minierė. Nga firma "Albanian Chrome", qė administron minierėn e kromit nė Bulqizė, janė dhuruar 20 mijė euro, ndėrsa nga ambasada amerikane janė dhėnė 150 mijė euro pėr rikonstruksionin e godinės sė spitalit. Tė gjitha kėto dhurata e pėrmirėsojnė dukshėm infrastrukturėn e kėtij spitali, ndaj ndėrhyrja e shtetit pėr gjetjen e njė mjeku kirurg pėr kėtė spital bėhet edhe mė emergjente.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!