Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Me ujin e pijshėm vaditet misri, qytetarėt e mbushin me kova
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
- Lajmi...
Me ujin e pijshėm vaditet misri, qytetarėt e mbushin me kova
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
Uji i pijshėm mbetet njė problem edhe pėr banorėt e Kukėsit, rajoni me mė shumė burime ujore nė Shqipėri. Edhe pse Ndėrmarrja e Ujit tashmė administrohet nga bashkia, gjendja vazhdon tė keqėsohet. Nė tė vėrtetė kalimi nė vartėsi tė bashkisė ka sjellė fitime nė anėn financiare tė Ujėsjellėsit, por jo nė furnizimin e konsumatorėve. Uji i pijshėm nė Kukės vazhdon tė shpėrdorohet si nė asnjė vend tjetėr. Nga 24 orė ujė qė duhej tė kishin konsumatorėt, kėto ditė ata marrin vetėm njė furnizim prej disa minutash. Nė katet e pesta nuk mbėrrin as edhe njė minutė dhe banorėt mbushin nė katet e para duke e bartur me kova. Dy herė nė ditė bėhet lėshimi i ujit, nė mėngjes nė orėn 05:00 dhe pasdite nė orėn 18:00. Furnizimi i mėngjesit pėrbėn rendin e ujit pėr bujqėsinė qytetėse qė shtrihet nė qindra hektarė tė mbjellė me misėr dhe pemėtore, ndėrsa furnizimi i pasdites u shėrben kateve tė para pėr kopshtet brenda avllive dhe mbėrrin shumė pak nė katet e treta dhe tė katėrta. Drejtues tė Ndėrmarrjes sė Ujėsjellėsit pranojnė faktin qė uji shpėrdorohet nga abuzues, tė cilėve askush nuk u thotė asgjė. Inxhinieri i Ujėsjellėsit Besim Tota thotė se "nė sistemin kryesor tė shpėrndarjes ka rreth 20 ndėrhyrje tė parregullta", duke pėrmendur fshatrat Nangė, Shtiqėn, periferinė e qytetit e kėshtu me radhė deri te bujqėsia qytetėse qė mbahet me Ujėsjellėsin, pra me ujin e pijshėm. Njė vit mė parė, Policia e Shtetit vendosi nė pranga njė kundėrvajtės nga fshati Nangė, pasi ai kishte kėrcėnuar se do tė pėrdoret ujin e pijshėm pėr vaditje, duke e mbrojtur me armė. Policia i sekuestroi armatimet dhe personi u burgos disa ditė rresht. Me ujin e pijshėm vaditen rreth dymijė bahēe private nė aksin e Ujėsjellėsit dhe nė qytet. Kontrollet dhe gjobat e vendosura pėr kundėrvajtėsit, shumė mė zbehtė se njė vit mė parė, nuk kanė ndryshuar asgjė nė panoramėn e krijuar. Nga ana tjetėr Ujėsjellėsi po ecėn shumė mirė me vjeljen e pagesave. Nga drejtoria pėrkatėse mėsohet se janė vjelė detyrimet pėr ujin e konsumuar nga 95 pėr qind e ndėrmarrjeve publike dhe private si dhe rreth 50 pėr qind e konsumatorėve familjarė.- Opinioni juaj...
Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!