Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Vlora me njė Ujėsjellės tė ri pas dy vjetėsh

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
Pas disa muajsh studime pėr ndėrtimin e Ujėsjellėsit tė ri tė Vlorės, kompania holandeze "Royal Haskoning" u ka prezantuar kėtė javė rezultatet e projektit drejtuesve tė institucioneve vendore si dhe bashkisė sė qytetit, qė ėshtė institucioni mė i afėrt qė do tė kryejė bashkėpunim pėr ndėrtimin e kėtij rrjeti. Nė projekt pėrfshihet rehabilitimi i stacioneve tė pompimit nr. 4 dhe nr. 6 si dhe dy depove tė ujit, tė cilat kanė njė kapacitet total prej 4650 metėr kub. Gjithashtu do tė ndėrtohet stacioni i ri i pompimit dhe njė depo e re uji me njė kapacitet 6000 metėr kub. Sipas pėrfaqėsuesve tė firmės holandeze, pėr lidhjet e stacioneve tė pompave dhe depozitave tė ujit do tė shtrohen 4.2 km tubacione ēeliku tė diametrave tė mėdhenj, ndėrsa pėr shpėrndarjen e ujit nė qytet do tė zėvendėsohen tubacionet e amortizuara ekzistuese dhe do tė ndėrtohet njė sistem i ri parėsor dhe dytėsor ne gjatėsi 52 kilometra. Pėr sa u pėrket matėsve tė ujit fillimisht do tė vendosen 500 matės nė zona problematike, ku do tė monitorohen rrjedhjet dhe konsumi i ujit, ndėrsa mė pas do tė vendosen dhe 4500 matės tė tjerė. Cilėsia e ujit do tė jetė njė prej pikave tė rėndėsishme dhe do tė bėhet mbrojtja e burimeve tė ujit nė Ujė tė Ftohtė, pjesa mė e madhe e tė cilėve rrezikohen nga zhvillimi i ndėrtimeve nė zonė. Pėr tė pasur mė tė sigurt furnizimin me ujė tė konsumatorėve do tė kryhet aplikimi i njė programi pėr monitorimin e cilėsisė sė ujit. Ky projekt ka njė vlerė prej 26.3 milionė eurosh. 45 pėr qind e fondit tė nevojshėm ėshtė marrė kredi nga qeveria shqiptare, ndėrsa pjesa tjetėr e parave janė dhėnė nė formėn e njė grandi nga qeveria holandeze. Zbatimi i kėtij projekti do tė bėjė tė mundur furnizimin e Vlorės me ujė tė pijshėm pėr 24 orė nė 24.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!