Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Fier, hapet drita jeshile pėr rehabilitimin e lumit Gjanicė
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
- Lajmi...
Fier, hapet drita jeshile pėr rehabilitimin e lumit Gjanicė
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
Brenda datės 16 korrik do tė ēelet tenderi pėr zbatimin e projektit tė rehabilitimit tė lumit Gjanica. Bashkia e Fierit ka pėrfunduar projektin e sistemimit dhe pastrimit tė lumit Gjanicė, qė pėrshkon njė gjatėsi prej 48 km nga vendburimi i Shpiragut deri nė Seman dhe qė pėrgjatė gjithė rrjedhės sė tij ka njė shkallė tė lartė ndotjeje. Drejtori i Prokurimeve nė bashki, Nasi Nece, u shpreh se "mė 16 korrik do tė hapet tenderi pėr projektin e pastrimit dhe sistemimit tė lumit Gjanicė, me njė fond prej 7.5 milionė lekėsh tė akorduara nga Bashkia e Fierit".Sipas drejtorit tė Prokurimeve nė Bashkinė e Fierit, procesi i tenderimit do tė vazhdojė nė dy faza.
Nė fazėn e parė do tė prezantohen dhe kualifikohen firmat nė bazė tė dokumentacionit qė ato do tė paraqesin. "Brenda 20 ditėve nga pėrzgjedhja e firmave do tė nisė faza e dytė e tenderimit", - tha Nece. Burime zyrtare pranė Bashkisė sė Fierit bėnė tė ditur gjithashtu se donatorė tė fuqishėm dhe organizma ndėrkombėtarė kanė shprehur interes nė drejtim tė financimit tė projekteve tė pastrimit dhe sistemimit tė lumit Gjanicė. Tenderi pėr sistemimin e lumit Gjanica ka dėshtuar pėr tre vjet me radhė pėr shkak tė mungesės sė studiove tė specializuara qė do tė kryenin procesin e rehabilitimit. "Mė shumė se gjashtė herė ky tender ka dėshtuar pėr faktin e vetėm se studiot qė paraqisnin interes nuk kishin nė pėrbėrje tė tyre specialistėt e kėrkuar dhe aq mė shumė nga fusha e hidrologjisė. Shpresojmė qė tė jenė siguruar studio tė mirėfillta pėr ndėrhyrje tė tilla", ka thėnė kreu i Bashkisė sė qytetit tė Fierit, Baftjar Zeqaj.
Deri para ngritjes sė Kombinatit tė Pėrpunimit tė Thellė tė Naftės nė Ballsh dhe depozitave tė naftės bruto nė ofiēinėn e Patosit, lumi Gjanica ishte njė pasuri e ēmuar e fshatrave tė Fierit e Mallakastrės. Lumi dallohej pėr njė florė dhe faunė mjaft tė pasur. Aktualisht Gjanica ka njė shkallė tė lartė ndotjeje, madje dhe radioaktivitet tė lehtė. Ai ėshtė shkaktari kryesor i dėmtimit tė turizmit nė bregdetin e Semanit.
Dikur nė brigjet e lumit Gjanica nė Fier ka qenė njė park me pisha, por sot aty janė ngritur njė numėr i madh objektesh, themelet e tė cilave kanė prekur nė sipėrfaqe tė mėdha shtratin e lumit. Gjithashtu pėrgjatė rrjedhės sė tij brenda vijės sė verdhė tė qytetit tė Fierit lumi ėshtė cenuar nė shtratin e tij, aq shumė sa nė disa raste dalja e tij nga shtrati ka shkaktuar edhe pėrmbytje. Sipas kryetarit tė Bashkisė sė Fierit, mbi 67 objekte ndėrtimi kanė cenuar shtratin e Gjanicės dhe nė rast tė fillimit nga puna tė rehabilitimit tė tij me kėto objekte do tė ketė pėrplasje, e pėr kėtė, sipas kryebashkiakut, vendimtar do tė jetė Kryeministri.
- Opinioni juaj...
Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!