Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: "Spiunėt", tė hėnėn 4 drafte nė Komisionin e Ligjeve
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
- Lajmi...
"Spiunėt", tė hėnėn 4 drafte nė Komisionin e Ligjeve
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
"Spiunėt" turbullojnė qetėsinė disamujore demokrate. Pas ndryshimeve kushtetuese, rinis pėrplasja edhe me draftet pėr spiunėt. Komisioni i Ligjeve do tė njihet tė hėnėn nė mėngjes me katėr drafte, ku dy prej tyre janė tė Partisė Demokratike, njė i Partisė Socialiste dhe njė tjetėr i asaj Demokristiane. Prej dy vjetėsh, tė tria draftet qė janė dorėzuar nė Kuvend nuk kanė marrė asnjė zgjidhje duke u bllokuar nė zyrat e tij. Demokratėt sė fundi kanė vendosur qė tė tria kėto drafte ti shkrijnė nė njė tė vetėm dhe pėr kėtė Kryeministri Sali Berisha ka ngarkuar deputetin Aleksandėr Biberaj, i cili tė enjten qė kaloi dorėzoi nė zyrat e Kuvendit draftin pėrfundimtar. Nga ana tjetėr, deputeti Aldo Bumēi theksoi dje se tė hėnėn do tė nisė diskutimi i parė pėr dosjet e ish-spiunėve dhe se tė gjitha draftet do tė merren pėr diskutim nė Komisionin e Ligjeve. Deputeti Biberaj thekson se nėpėrmjet projektligjit tė paraqitur, synohet tė realizohet pastrimi i politikės shqiptare dhe i administratės publike, i sistemit tė drejtėsisė dhe i diplomacisė, i sistemit arsimor, medias dhe tė sektorėve tė tjerė publikė nga individė, tė cilėt, me veprimtarinė e tyre legale apo ilegale pėr ish-Sigurimin e Shtetit dhe nė shėrbim tė tij, kanė sjellė shkeljen e lirive dhe tė drejtave themelore tė njeriut pėr individė dhe familje, tė cilėt pėrbėnin njė pjesė tė rėndėsishme tė shoqėrisė shqiptare. "Hapja e dosjeve tė ish-Sigurimit tė Shtetit dhe tė bashkėpunėtorėve tė tij ėshtė njė detyrim politik dhe moral i klasės politike shqiptare, jo vetėm ndaj shoqėrisė shqiptare, por edhe ndaj historisė. Gjithashtu, miratimi i kėtij ligji ėshtė njė detyrim moral ndaj shtresės sė ish tė persekutuarve politikė, tė cilėt vuajtėn pėr dekada me radhė tmerrin e diktaturės mė tė egėr komuniste nga ish-blloku komunist", tha Biberaj. Personazhet e politikės sė sotme qė kanė ngelur peng i sė kaluarės do tė kenė shumė pak kohė pėr tė fshehur tė vėrtetėn nė lidhje me spiunazhet e kryera nė kohėn e Komunizmit. Partia mė e madhe nė pushtet duket mė se e vendosur pėr ti dhėnė fund sa mė parė procesit tė hapjes sė dosjeve tė ish-sigurimsave. Megjithatė ironitė e deputetėve mbi kolegėt e tyre tė implikuar nė shėrbimin sekret nuk kanė munguar sa herė qė nė arenėn politike hapet njė debat i ashpėr qė cenon interesat e zyrtarėve mė tė lartė tė shtetit, tė cilėt pėrdorin "ciceronėt" e tyre nė Kuvend pėr tė dramatizuar situatėn dhe trembur spiunėt e dikurshėm pėr tė mbyllur probleme mė delikate tė politikės aktuale. Tė gjithė ata politikanė tė sotėm, apo zyrtarė tė lartė tė institucioneve qė prej 29 nėntorit tė 1944 deri mė 31 mars tė 1991, qė i kanė shėrbyer shėrbimit sekret tė shtetit, do tė pėrballen me ligjin e ri tė PD-sė pėr hapjen e dosjeve, i cili ėshtė depozituar tashmė nė zyrat e Kuvendit, i hartuar nga deputeti Aleksandėr Biberaj. Kėrkesa e Komisionit Evropian pėr hapjen e dosjeve sekrete tė komunizmit do tė jetė njė shashkė pėr tė mbuluar debatet aktuale tė politikės, apo njė pikė serioze ku spektri politik do ti shkojė deri nė fund nė respekt tė ish tė dėnuarve politikė.
- Opinioni juaj...
Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!