Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Kashari, partitė regjistrohen nė minutėn e fundit
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
- Lajmi...
Kashari, partitė regjistrohen nė minutėn e fundit
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
Nė zgjedhjet e datės 27 korrik pėr kryetar tė Komunės sė Kasharit do tė garojnė 11 subjekte politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka administruar kėrkesat e mbėrritura pėr pjesėmarrje nė kėtė proces. Sakaq, bie nė sy regjistrimi i tė gjitha partive parlamentare nė kėtė sfidė. Me daljen e dekretit tė Presidentit tė Republikės, Partia Socialiste e Shqipėrisė, me kryetar Edi Ramėn, ka sjellė pranė KQZ-sė dokumentacionin pėrkatės pėr tu regjistruar si subjekt zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bėri verifikimet pėrkatėse dhe konstatoi se dokumentacioni i paraqitur nga ana e tyre ėshtė nė pėrputhje me nenin 15, pika 2 tė ligjit Nr. 9087, datė 19.06.2003, "Kodi Zgjedhor i Republikės sė Shqipėrisė", i ndryshuar. I njėjti arsyetim u mbajt edhe nė rastet e kėrkesės sė Partisė Demokratike, Lėvizjes Socialiste pėr Integrim dhe forcave tė tjera politike. Votimet pėr kryetarin e Komunės sė Kasharit janė prova e parė e opozitės sė ēarė pėrballė elektoratit. Tė majtėt e grupuar nė dy linja do tė matin forcat duke garuar pėrballė vetes dhe kandidatit tė demokratėve njėkohėsisht. Ndonėse nė zgjedhjet e fundit tė vitit 2007 koalicioni i majtė rezultoi i suksesshėm, shifrat tregojnė se situata matematikisht merr rrjedhė tjetėr. Deri mė tani, proceset e pjesshme zgjedhore kanė rezultuar disfatė pėr tė majtėn. Tė tilla ishin rezultatet nė Shijak, Pogradec, zonėn 31 nė Tiranė dhe Paskuqan. Lideri i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, prezantoi kandidatin pėr zgjedhjet e pjesshme nė Komunėn Kashar. Pėrkrah tij ishin edhe presidenti i Partisė Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, dhe sekretari organizativ i PDS-sė Artur Duēkallari. Tė gjithė mbėshtetėn Alfred Bakallin si kandidat tė pėrbashkėt pėr zgjedhjet e 27 korrikut. Sakaq, kryesia e Partisė Socialiste miratoi kandidaturėn e Sinan Egrės pėr Komunėn e Kasharit vetėm pak ditė mė parė. Nė nėntor tė vitit tė kaluar, falė hetimeve disamujore dhe denoncimeve tė shumta nga banorė tė Kasharit, u arrestuan tetė persona. Konkretisht, shtetasit Alfred Sulaj, 33 vjeē, kryetar i Komunės Kashar, i zgjedhur mė 18 shkurt si pėrfaqėsues i sė majtės; Naim Karaj, 45 vjeē dhe Faik Fejzo, 56 vjeē, ish-kryetarė tė kėsaj komune, pėrkatėsisht pėr periudhėn 2000-2003 dhe 2003-2007; Islam Shera, 65 vjeē, ish-kryeplak i kėsaj komune; Shefqet Alikaj, 51 vjeē, pėrgjegjės i Zyrės sė Kadastrės; si dhe Ismail Sulaj, 42 vjeē dhe Xhevair Hyka, 43 vjeē, banues nė Kashar. Kėta shtetas u arrestuan pasi akuzoheshin pėr "korrupsion pasiv nga tė zgjedhurit vendorė", "shpėrdorim detyre", "falsifikim tė dokumenteve", "mashtrim nė bashkėpunim" etj. Vetėm pak muaj mė pas, tre tė tjerė u vunė nė pranga, po pėr mbivendosjen e pronave nė Kashar. Nė kėtė situatė tė vakumit tė krijuar, kreu i shtetit shpalli zhvillimin e zgjedhjeve tė reja nė Komunėn e Kasharit. Sipas dekretit tė Topit, ato do tė mbahen nė 27 korrik, ditėn e diel. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga ana e tij ka marrė masat pėrmes njė mbledhjeje tė posaēme pėr mbarėvajtjen e kėtij procesi elektoral. - Opinioni juaj...
Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!