Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Meksi: Nuk e meritojmė tė qeverisemi nga mėkatarėt
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
- Lajmi...
Meksi: Nuk e meritojmė tė qeverisemi nga mėkatarėt
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
"Janė zhdukur dosjet e ish-spiunėve, por ekzistojnė thuajse tėrėsisht regjistrat me emrat e bashkėpunėtorėve tė Sigurimit dhe pseudonimet e tyre". Kėshtu ėshtė shprehur gjatė njė interviste pėr gazetėn "Shqip", ish-kryeministri Aleksandėr Meksi. Edhe pse kanė kaluar disa vite qė nga koha kur ai ishte Kryeministėr, Meksi thekson se e ka memorien e fortė duke u shprehur se "Unė pėr fatin e keq tė shumė prej atyre e di mirė se cilėt janė. Qoftė postet qė kanė pasur nė strukturat e dhunės, qoftė shėrbimet qė u kanė kryer kėtyre strukturave tė dhunės. Shoh shumė prej atyre qė dalin dhe japin intervista, mundohen tė "kthjellojnė" publikun, i mėshojnė shkatėrrimit tė dosjeve etj., nuk ka turp dhe mjerim mė tė madh". Ish-shefi i qeverisė sė viteve 92-97 vazhdon tė pozicionohet pro hapjes sė dosjeve tė Shėrbimit Sekret nė kohėn e diktaturės, duke theksuar se Shqipėria dhe shqiptarėt nuk e meritojnė tė qeverisen nga mėkatarėt dhe menaxherėt e tyre. "Me dru tė shtrembėr nuk mund tė bėhet njė ndėrtesė e qėndrueshme dhe e rregullt", shprehet Meksi gjatė intervistės sė tij. Zoti Meksi, nė arenėn politike ėshtė rikthyer sėrish debati pėr hapjen e dosjeve, pas dy tentativash, njėri nė vitin 1995 kur ju keni qenė Kryeministėr dhe tjetri nė vitin 1998. Si e shikoni kėtė debat aktualisht?
Debati ėshtė njė fenomen mė se normal nė politikėn e shqiptarėve, sepse ēdo gjė qė duhet bėrė duhet tė banalizohet duke bėrė sherr rreth problemit. Kjo fillon qė nga mėnyra e shtrimit tė problemit, ndėrkohė qė dihet qė ligjet kanė disa struktura tė hartimit, qė janė partitė dhe Parlamenti, por dhe qė ligjet kanė kėrkesa dhe modele qė duhet tė kihen parasysh. Ashtu si asnjėherė nuk thuhen tė vėrtetat, edhe vetė pyetja juaj thotė qė janė bėrė disa tentativa. Problemi ėshtė ngritur gjatė kėtyre 17 vjetėve nė mėnyrė konstante dhe nė mėnyrė thuajse tė pėrgjithshme dhe unė kam qenė njė ndėr ata qė kam folur. Sė pari, qė nė vitin 92-93, qeveria demokratike ėshtė munduar dhe ka arritur qė tė mėnjanojė ata pėr tė cilėt ka pasur tė dhėna nga postet vendimmarrėse nė shtetin demokratik. Kjo ėshtė e faktuar, sepse dihen njerėzit tė cilėt janė hequr nga puna apo detyra. Me vitin 1997, ai ligj u reduktua, nga njė ligj qė prekte tė tėrė strukturat e hartimit dhe zbatimit tė dhunės komuniste, tė terrorit komunist, tė diktaturės sė proletariatit, sepse ata rierdhėn nė pushtet, duke u reduktuar vetėm nė hallkėn e fundit tė kėsaj strukture, ata tė cilėt nė shumicėn e rasteve ishin rekrutuar me dhunė, dhe qė nuk i takonin shtresės apo klasės sė regjimit komunist. Ridalja e problemit nė skenė gjatė gjithė kėtyre viteve ka pasur synimin pėr tė mėnjanuar nga drejtimi njerėz tė cilėt janė bartės tė njė mentalitetit negativ, tė mentalitetit komunist dhe tė dhunės ndaj kundėrshtarėve, i kanė shėrbyer dhunės deri dje dhe janė tė rrezikshėm pėr tė ndėrtuar njė shoqėri tė re. Sepse me dru tė shtrembėr nuk mund tė bėhet njė ndėrtesė e qėndrueshme dhe e rregullt. Kjo ėshtė tragjedia e shqiptarėve, nė kėtė ēorbė flasin mė shumė ata tė cilėt mėnjanohen nga ligje tė tilla sipas modelit ēek, gjerman, rumun, apo bullgar, pra qė janė mėkatarė, qė me sa duket ose kryejnė njė detyrė qė kanė kryer edhe dje, ose duan tė shpėtojnė lėkurėn e tyre.
Problemi kėsaj radhe ėshtė ndėrlikuar me mėnyrėn urgjente sesi po kėrkohet, qė lė tė mendohet se po bėhet pėr arsye politike. Qė tė thuash se Partia Demokratike po e bėn ligjin pėr tė larė hesape brenda saj, ėshtė absurde. Partia Demokratike nuk po e bėn ligjin pėr tė larė hesapet me tė vetėt. Ajo i ka mjetet pėr njė urdhėr tė brendshėm qė i mėnjanon tė gjithė ata persona qė duhen likuiduar, nuk ka nevojė pėr ligj. Pra tė kuptojmė qė nuk ėshtė pėr kėtė gjė, pastaj tė tjerėt nuk janė nė pushtet me pėrjashtim tė Parlamentit.
Ky ėshtė njė detyrim i PD qė del herė pas here, po pėr arsye tė paqarta dhe tragjedia e vėrtetė ėshtė kjo qė nuk ka kėmbėngulje nė hartimin e njė ligji qė do ti garantonte Shqipėrisė njė tė ardhme siē ėshtė ligji kundėr hartuesve, zbatuesve dhe veglave tė dhunės komuniste, tė cilėt kanė treguar se nuk janė tė denjė pėr tė drejtuar, janė tė rrezikshėm nė kėtė drejtim, janė tė manipulueshėm dhe janė tė shantazhueshėm sot. Pra tė kėmbėngulėsh pėr ti mbajtur nė pushtet, apo edhe tė heshtėsh pėr largimin e tyre do tė thotė tė ndėrtosh njė shtet tė mbėshtetur te njerėzit e mėkatit dhe kjo ėshtė realisht njė tragjedi pėr kombin e shqiptarėve dhe tė dalėsh kundėr kėsaj do tė thotė qė shqetėsohesh qė mėkatarėt dhe menaxherėt e tyre nuk do tė kenė vend nė shoqėrinė shqiptare pėr njė periudhė dhe nė poste tė tilla qė mund tė jenė tė dėmshme, kjo ėshtė keqardhja nė kėtė ēėshtje.
Ēfarė do tė fitojė vendi ynė nga hapja e dosjeve duke ndjekur shembuj nga vendet e tjera si: Gjermania, Ēekia, Bullgaria etj?
Mėnjanimi i njerėzve qė kanė mėkatuar, qė kanė treguar qė janė tė gatshėm pėr tė ushtruar dhunė, qė nuk kanė nė mendjen e tyre rregulla pėr tė drejtat e njeriut, pėr respektin pėr jetėn e njerėzve, do tė thotė qė ti shmangėsh kėta individė nga pushteti, sepse janė tė rrezikshėm. Dhe e dyta, nėse kanė qenė vegla, kėta persona janė tė shantazhueshėm nga ata qė janė nė pushtet. D.m.th u thuhet vetėm njė fjali: Rri urtė se do ta tregoj dosjen! Prandaj kėto dosje duhen hapur. Se ēfarė quhet hapje dosjesh, nė Shqipėri, ku banorė rezidentė jemi nja tre milionė, ka nja katėr milionė variante, secili ka idenė e tij me kėto dy fjalė qė i kupton ndryshe nga tjetri. Pėr mendimin tim, kjo do tė thotė qė njerėz tė tillė nuk duhet tė jenė nė njė kategori postesh dhe i tillė ka qenė ligji i vitit 1995 qė ne e kemi aplikuar qysh nė fillim si njė vendim tė brendshėm, sepse nė fund tė fundit ata qė emėroheshin vareshin prej nesh. Se ēfarė kuptohet a duhet bėrė ajo qė ti duhet tė shkosh tė shohėsh dosjen tėnde apo jo, tė publikohen listat e spiunėve dhe denoncuesve, unė kam thėnė nė njė artikull tė botuar nė gazetėn "Shqip" disa kohė mė pėrpara, qė ekziston rreziku i konflikteve, nuk e di a mund tė quhet e rrezikshme, por sido qė tė jetė nuk kam asnjė kundėrshtim qė tė publikohen tė gjithė emrat.
Sigurisht jo tė gjithė kanė kryer aktivitete dhe fatkeqėsisht kjo nuk dokumentohet, sepse njė pjesė e dosjeve janė djegur dhe nuk janė djegur nga qeveria demokratike. Qeveria demokratike ka futur disa ministra tė brendshėm dhe drejtues tė Sigurimit nė burg gjatė viteve 1994, 1995 dhe 1996 pikėrisht pėr dhunėn qė i kanė kryer kėtij arkivi, i cili, sipas rregulloreve tė Sigurimit tė Shtetit kishte dhe dokumentacion nė ruajtje tė pėrhershme. Ėshtė kryer njė studim dhe mund tė gjendet nėpėr arkiva, ku pėrcaktohet pėr ēdo vit se kush ka qenė urdhėrdhėnėsi nga ministrat dhe drejtorėt e Sigurimit dhe sa dosje janė djegur. Pastaj gjithė Tirana qė ėshtė nė njė moshė pak madhore, e di shumė mirė qė nė bodrumet e Ministrisė sė Brendshme punonte ajo qė quhej "brumatriēe", ku ktheheshin nė brumė tė gjitha letrat dhe gjithė dokumentacionet komprometuese pėr regjimin dhe pastaj zhdukeshin. Kėtė e dimė tė gjithė.
Pra, ju po thoni qė disa nga dosjet janė zhdukur?
Janė zhdukur dosjet, por ekzistojnė thuajse tėrėsisht dhe mund tė ketė edhe kopje tė tjera tė gjitha regjistrat me emrat e bashkėpunėtorėve tė Sigurimit dhe pseudonimet e tyre, d.m.th. kush i ka rekrutuar, kur i ka rekrutuar dhe ēfarė detyre kanė pasur. Ashtu siē ekzistojnė tė gjithė regjistrat e shkollės sė Sigurimit tė Shtetit, pra atje ku "fabrikoheshin" torturatorėt, hetuesit, rojet e burgjeve, ata qė tė fusnin nė burg, dhunuesit, ashtu siē ekziston e tėrė organika e Sigurimit tė Shtetit, e Komitetit Qendror, e qeverisė, e deputetėve, e Gjykatės sė Lartė, e gjyqtarėve dhe prokurorėve tė gjyqeve politike speciale dhe atyre qė nuk duhen futur nė kėtė punė.
Ju u shprehėt qė njė pjesė e mirė e dosjeve janė djegur, ndėrkohė qė ekzistojnė procesverbale me pseudonimet e spiunėve. Ku ndodhen ata aktualisht, ku ruhen kėto dokumente?
Ekziston mjaftueshėm gjithēka pėr tė mėnjanuar shumicėn dėrmuese tė tyre. Regjistrat janė nė arkivat e Shėrbimit Informativ. Regjistrat janė tė gjitha atje. Kam thėnė diku qė me sa mbaj mend unė, nuk e kam humbur kujtesėn akoma edhe sot, kur i ėshtė dorėzuar nga Ministra e Brendshme, Shėrbimit Informativ mungonin nė regjistra vetėm 542 emra dhe di qė 30% e tyre lexoheshin nė metoda tė thjeshta leximi. Nė institutet e specializuara mund tė lexohen edhe njė pjesė e kėtyre emrave tė fshirė. Por nga ata 30% nuk kishte ndonjė politikan, qė tė jemi tė qetė. Pra ata regjistra janė dhe nėse ka pasur strukturė tė saktė nė punė, gjatė kohės komuniste kjo ka qenė struktura e Sigurimit tė Shtetit dhe ata atė punė e kanė bėrė me zell pėr nga ligėsia dhe nga bindja nė nevojėn e dhunimit tė kundėrshtarit, si primitivė dhe si mbartės tė njė ideologjie tė huaj pėr shqiptarėt. Dhe si tė tillė, ata regjistra janė tė besueshėm dhe tė saktė, plus qė po tė hetohet anash, ka raporte dhe pak njerėz shpėtojnė nga kjo listė. Pastaj janė gjallė operativėt. Nėse ka njė ligj, ai mund ti detyrojė qė tė tregojnė. Ose tu heqin tė drejtėn e betimit qė kanė bėrė, qė nuk flasin pėr kėto punė tė liga, si ēdo shoqėri sekrete, siē ishte edhe Sigurimi i Shtetit.
Ēmendoni pėr draftin e pėrgatitur nga deputeti Biberaj dhe pėr
zėrat brenda PD-sė qė kundėrshtojnė projektin e Biberajt dhe kėrkojnė njė draft tė ri?
Hapėsira mund tė jetė e ndryshme e ligjit. Ne kemi pas bėrė njė ligj, atėherė dhe le tė merret pėr model dhe tė korrigjohet. Ėshtė pėrgatitur njė ligj nga deputeti Aleksandėr Biberaj, i cili ėshtė ngarkuar publikisht nga kryetari Berisha pėr ta pėrmirėsuar dhe unė e kam parė se ėshtė botuar. Nė vija tė pėrgjithshme jam dakord me atė dhe mė duket i mirė dhe unė sado pak, marr vesh nga kėto punė. Ato tė tjerat pastaj, janė lojėra spurdhjakėsh, jo unė jam dakord apo sjam dakord. Janė apo jo dakord ti zgjidhin nė grupin e PD-sė. Sherret rregullohen brenda shtėpisė dhe jo nė publik. Kur rregullohen nė publik, do tė thotė se kėrkon tė sabotosh procesin e hartimit tė ligjit. Dhe kėtu, secili prej nesh qė rri mėnjanė dhe qė ėshtė spektator nė kėtė ēorbė qė po gatuhet, nė kėtė pseudodebat, mendon se ku e kanė hilen kėta persona qė bėjnė tė tilla sherre, kur mund ti zgjidhin brenda partisė sė tyre. Pastaj ligjet janė tė amendueshme dhe ēdo deputet ka tė drejtė tė bėj njė ligj dhe janė tė gjithė tė barabartė, sikur janė ligje tė grupit tė deputetėve, sikundėr janė ligje tė njė individi tė veēantė.
Nė fakt, aktualisht, a ka ish-sigurimsa nė politikėn tonė? Dhe zhurma e spiunėve po bėhet konkretisht pėr tė gjetur spiunėt, apo po shkaktohet nga spiunėt?
Zhurma nuk shkaktohet nga spiunėt. Ata mund tė pėrfitojnė pėr tė bėrė mjegull, pėr tė dalė dhe pėr tė dhėnė intervista. Unė pėr fatin e keq tė shumė prej atyre e di mirė se cilėt janė. Qoftė postet qė kanė pasur nė strukturat e dhunės, qoftė shėrbimet qė i kanė kryer kėtyre strukturave tė dhunės. Shoh shumė prej atyre qė dalin dhe japin intervista, mundohen tė "kthjellojnė" publikun, i mėshojnė shkatėrrimit tė dosjeve etj., nuk ka turp dhe mjerim mė tė madh. Nuk ka pse tė shprehem me emra. Nėse Parlamenti do tė kėrkojė emra, dhe publiku duhet ti dijė le ti hedhė nė internet dhe ti shohin tė gjithė.
Mos ėshtė njė procedurė e gabuar kjo ku tė gjithė flasin pėr spiunėt e komunizmit, por ndėrkohė nuk thonė emrat e vėrtetė tė tyre pėrveē pseudonimeve. A e dėmton kjo imazhin e Kuvendit?
Kjo ėshtė njė mėnyrė shqiptare e trajtimit tė ēėshtjes. E rėndėsishme ėshtė qė tė mos reduktohet kjo ēėshtje. Nė njė nga shkrimet e mia "Dhuna komuniste apo dosjet", ėshtė fjala pėr tė dėnuar instrumentet dhe politikėn e dhunės komuniste, tė ndahemi nga terrori komunist, tė ndahemi nga e kaluara komuniste, tė dekomunistizohemi dhe kėtė nuk mund ta bėjnė ish-komunistėt. Kjo ėshtė mė e rėndėsishmja dhe kjo ėshtė edhe kėrkesa e Kėshillit tė Evropės. Ēėshtja e dosjeve ėshtė vetėm njė hallkė e kėtyre strukturave, qė fillojnė me ata qė hartojnė politikėn, platforma ėshtė e Byrosė Politike, e Komitetit Qendror, e sekretarit tė Komitetit Qendror, e qeverisė e Parlamentit, e oficerėve tė Sigurimit dhe drejtuesve tė tyre dhe pastaj e bashkėpunėtorėve sekretė tė Sigurimit. Pra, tė reduktosh vetėm te bashkėpunėtorėt sekretė kėto struktura do tė thotė tė mos jesh burrė, por tė jesh burrecė, qė tia lėsh fajin njė kategorie nė tė cilėn ti nuk bėn pjesė qė nė shumicėn dėrmuese ėshtė e tė pėrndjekurve ose e atyre qė mendonin qė nė mėnyrė vullnetare, por pėr interesat e tyre tė bėnin dėm nė kurrizin e tė tjerėve, duke thėnė qė nuk e dinim qė bėnim dėm, por e dinim qė ndėrtuam komunizmin, pra tė rehabilitosh komunizmin dhe diktaturėn e proletariatit.
Ėshtė folur shumė pėr hapjen e dosjeve vitet e fundit, por nuk ėshtė bėrė asnjė veprim...
Ēfarė quhet veprim? Unė po e pėrsėris qė janė kontrolluar dhe janė larguar nga postet njerėz tė tillė. Janė hequr nga strukturat e PD-sė, nuk janė bėrė deputetė, kanė bėrė gjyqe ca individė dhe nuk e quani se janė bėrė gjėra tė tilla.
Aktualisht, a ka ish-sigurimsa tė Shtetit nė Kuvend?
Tė ngrihet njė komision siē e kėrkon ligji. Ai komisioni qė thotė Biberaj ėshtė shumė i rregullt. Jo kushdo qytetar i zakonshėm mund tė ketė tė drejtėn qė tė kontrollojė dokumentet nė arkiv. Duhet tė jenė persona tė cilėt gjatė gjithė veprimtarisė sė tyre e kanė pasur kėtė tė drejtė tė kontrollit, pra nėpunės tė lartė, pėr tė mos thėnė shumė tė lartė, tė shkojnė tė kontrollojnė si ta vendosė ligji, vetėm duhen hequr nga puna, me ato kritere qė e ka ligji apo vetėm duhen shpallur publikisht. Si ta duan le ta bėjnė, nuk kam asnjė vėrejtje.
Si e gjykoni idenė se pse hapet kjo ēėshtje kur nė sferėn politike diskutohet pėr reformėn zgjedhore, apo edhe pėr emėrimin e gjyqtarėve nė Gjykatėn e Lartė?
Kjo ēėshtje ėshtė hapur edhe para dy apo tre muajsh. U hap nė mėnyrė urgjente tani nga dikush qė doli dhe tha qė tė bėhet kjo punė. Kushedi pse e tha nėse i duhej sot, apo nesėr, dhe nuk i duhej dje. Madje njė miku im me shaka tha: "Shyqyr qė Ky dhe Ajo morėn vesh qė ka tė persekutuar dhe ka spiunė dhe le tė na bėjnė ligjin dhe tė shpėtojė Shqipėria dhe kėto kategori tė marrin tė drejtat e tyre".
Cila do tė ishte formula pėrfundimtare qė do ta ēlironte politikėn nga fenomeni i dosjeve?
Kėta njerėz nuk duhet tė jenė nė politikė. As sigurimsat, as ata qė hartonin dhe votonin pėr ligje tė diktaturės sė proletariatit, as ata qė i shėrbyen si bashkėpunėtorė sekretė, as denoncuesit (qoftė dhe nė mbledhje partie) as dhe dėshmitarėt e rremė. Nuk duhet tė jenė deputetė, nuk duhet tė jenė nėpunės tė lartė, nuk duhet tė jenė ministra, nuk duhet tė jenė drejtorė tė mėdhenj e tė tjera.
- Opinioni juaj...
Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!