Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Prifti: Berisha ka blerė PS-nė, jo opozitėn
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
- Lajmi...
Prifti: Berisha ka blerė PS-nė, jo opozitėn
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
"Nė Shqipėri nuk ka qeverisje. Nuk ka qeverisje pėr minatorėt, nuk ka qeverisje pėr naftėtarėt, nuk ka qeverisje pėr ujė dhe pėr drita. Nuk ka qeverisje as pėr rrugė". Ky ėshtė konstatimi i bėrė dje nga nėnkryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Dritan Prifti. Ai vuri nė dukje se janė rreth 1500 punonjės tė larguar nga puna vetėm nga kompania "Armo" dhe "Albpetrol" dhe askush nuk shkon tė bisedojė me ata njerėz qė largohen nga puna pa asnjė lloj kriteri. "Ka njerėz qė kanė punuar 30-35 vjet nė industrinė e naftės dhe largohen nga puna sikur tė mos kishin kontribuar asnjė ditė", tha Prifti. Sipas tij, qeveria premtoi para disa muajsh qė nuk do kishim absolutisht mė mungesa tė energjisė elektrike nė vend, qė tė gjitha qytetet e mėdha tė Shqipėrisė brenda kėtij viti do tė kishin drita 24 orė. "Mos tė kujtojė zoti Berisha qė, duke blerė lidershipin e Partisė Socialiste dhe duke i bėrė ata bashkėpunėtorė dhe nėnkontraktorė tė tij, nuk do tė flasė askush pėr ato qė bėn ai. Tė mos mendojė Berisha se i ka zgjidhur problemet e kėtij vendi duke amortizuar Edi Ramėn dhe njė pjesė tė Partisė Socialiste", insistoi Prifti. - Opinioni juaj...
Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!