Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Leskaj: TVSH-ja nėn shėrbimin e Berishės

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
Grupi parlamentar socialist e cilėson alarmante situatėn qė ėshtė krijuar nė Televizionin Publik Shqiptar, duke konstatuar se ėshtė vėnė tėrėsisht nė shėrbim tė PD-sė e veēanėrisht tė kryetarit tė saj. "Ky ėshtė njė konstatim qė nuk vjen vetėm nga opozita. Njė institucion i pavarur, KKRT-ja, qė e ngarkon ligji pėr tė monitoruar kohėn televizive sipas subjekteve, afron njė raport skandaloz", u shpreh kryetarja e grupit tė PS-sė, Valentina Leskaj. Ajo shtoi se sipas tė dhėnave tė raportit nė fjalė, Kryeministri dhe qeveria, nė edicionet informative zėnė gati 2.5 herė mė shumė kohė se opozita dhe bashkė me PD gati 4 herė mė shumė. Ndėrsa vetėm Berisha merr mė shumė se dyfishin e kohės sė gjithė opozitės ose 3 herė mė shumė se Parlamenti. Nė Radio Tirana opozita merr 5 herė mė pak kohė se mazhoranca. Kjo, theksoi Leskaj, ėshtė maja e ajsbergut, sepse jashtė kohės sė lajmeve raportet janė gjithashtu skandaloze. "Pėr shembull, mbledhjet e grupit parlamentar tė PD—sė bėhen emision special", u shpreh Leskaj. PS mendon se duke parė RTSH-nė, ku Berisha dominon edicionet, tė krijohet bindja se Shqipėria ėshtė njė vend si ai i Chavez-it, jo njė republikė parlamentare.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!