Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Ballauri: Politika tė qėndrojė larg nga dosjet

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
Elsa Ballauri, aktivistja e njohur e tė drejtave tė njeriut, deklaron se hapja e dosjeve duhet tė bėhet me anė tė njė procesi tė plotė teknik, duke hartuar nė radhė tė parė njė ligj qė tė vihet nė zbatim. Nė njė intervistė pėr "Shqip",

drejtuesja e Grupit Shqiptar pėr tė Drejtat e Njeriut thekson se politika nuk duhet t‘i "fusė hundėt" nė procesin e hapjes sė dosjeve dhe se gjithēka duhet bėrė me kujdes, duke mos i hapur dosjet nė masė...

Prej disa ditėsh, politika shqiptare ėshtė pėrfshirė nė debatin e hapjes sė dosjeve pėr ish-bashkėpunėtorėt e Sigurimit tė Shtetit ose e thėne ndryshe tė "spiunėve". Cili ėshtė komenti juaj?

Hapja e dosjeve natyrisht e ka njė zgjidhje teknike dhe konkrete, krahas asaj virtuales politike qė vjen e shkon herė pas here nė axhendėn e qeverive shqiptare. Dosjet janė element i rėndėsishėm nė fenomenin e dekomunistizimit, qė nisi tė funksionojė nė Evropėn Lindore pas viteve 1990. Nė kėtė proces u futėn Republika Ēeke, Gjermania, Polonia, Hungaria, Sllovakia, ish-vendet baltike, Shqipėria dhe Bullgaria. Asnjėherė nuk hynė vende si ish-republikat ruse tė Azisė Qendrore, apo Bjellorusia qė njihet ende si njė vend ku diktatura komuniste ėshtė nė aktivitet tė plotė. Ideja e purifikimit tė figurės ėshtė shumė e rėndėsishme pėr tė krijuar njė qeverisje tė re funksionale. Hapja e dosjeve ėshtė shumė e lidhur me kohėn nė tė cilėn flasim dhe i referohemi. Natyrisht, koncepti i padrejtėsisė sociale, nuk ka lidhje me kohėn. Kurdoherė qė ka ndodhur, asnjėherė nuk ėshtė vonė pėr ta demaskuar. Por nė rastin e dosjeve kemi tė bėjmė me njė material qė me kohė mund tė ketė pėsuar deformim. Nėse ka ndodhur kjo, procesi bėhet i komplikuar mund tė ketė edhe pasoja tė rėnda. Nėse jo, atėherė zgjidhja juridike do tė funksionojė mirė dhe nuk ka asnjė problem profesional tė pazgjidhshėm. Si janė dosjet? Do tė isha shumė kureshtare ta dija, sepse deri mė sot nuk kam dėgjuar asnjė prononcim tė specializuar tė na thotė se kėto dokumente, pronė e shtetit, janė keqtrajtuar apo jo. Mendoj se nga kjo heshtje vjen edhe dyshimi se dosjet pėrdoren nga politikanėt kundėr njėri-tjetrit. Procesin e lustracionit e shoh gjithmonė si njė iniciativė tė qeverisė pėr ta realizuar dhe kur qeveria heq dorė, ose "bėn sikur" interesohet, atėherė do tė kemi debate tė vazhdueshme, qė vijnė e shkojnė, kujtohen e harrohen dhe pėrfundimi ėshtė: Asgjė. Mos harrojmė qė kjo na lodh, na bėn tė harxhojmė energji kot, na vė nė lojė, na demoralizon.

Si mund tė bėhet hapja e kėtyre dosjeve, duke pasur parasysh anėn juridike tė problemit?

Mė pyetėt pėr zgjidhjen juridike. Natyrisht ėshtė shumė e mundshme. Kemi praktikat e disa vendeve qė e kanė vėnė nė funksionim. Nė Gjermani, dosjet e listat janė tė publikuara dhe me akses tė plotė informacioni pėr tė gjithė qytetarėt. Si e kanė arritur gjermanėt? Mendoj se pėrgjigjja e parė ėshtė se ata janė gjermanė. Me kėtė dua tė them se janė njė popull qė e ka treguar veten nė tė gjitha vėshtirėsitė dhe sukseset e historisė sė tyre. Me gjithė periudhėn e pėrgjakshme tė Luftės sė Dytė Botėrore, arritėn tė bėjnė gjyqe tė mėdha, tė cilat ndryshuan rrjedhėn e historisė sė botės sė pasluftės dhe pajisėn legjislacionin ndėrkombėtar me ligjet pėr krimet kundėr njerėzimit, pėr gjenocidin, tė cilat mė vonė u pėrsosėn, duke e ekspozuar kėtė aspekt gjithmonė e mė shumė pėrballė sensibilitetit mbarėsocial. Nė lidhje me pyetjen se si mund tė bėhet, mund tė them se p.sh., nė Republikėn Ēeke, u pėrqendruan nė disa aspekte kryesore tė jetės publike: nė shėrbimet civile, drejtėsi, prokurori, shėrbimet sekrete, nė ushtri, menaxhimi i ndėrmarrjeve shtetėrore, banka qendrore, transporti hekurudhor, pozicionet e larta akademike, media publike elektronike. Pra, siē e shihni, ky pastrim ishte shumė i gjerė. Nė pėrgjithėsi, kjo ka qenė praktika e ndjekur edhe nė vende tė tjera ku lustracioni funksionoi, si Gjermania dhe Polonia.

A mund ta bėjmė ne kėtė sot dhe nėse jo, ē‘duhet tė bėjmė?

Pėr mendimin tim, ėshtė e pamundur tė rikthehemi pas nė kohė. Ne e kishim nė dorė qė ta bėnim dhe nuk e bėmė. Shpresoj qė shqiptarėt tė mos ta kenė harruar vitin 1992 dhe kohėn e gjyqeve tė anėtarėve tė Byrosė Politike tė PPSH-sė. A kishte turp mė tė madh se ato gjyqe. Ishim nė vete, tė gjithė qė u tallėm me veten dhe sidomos me vuajtjet e tmerrshme tė mijėra shqiptarėve qė kishin vuajtur nė burgje. Shqipėria e fajtorėve mbeti pa fajtorė, Shqipėria e krimit mbeti pa kriminelė, Shqipėria e tė persekutuarve mbeti me tė persekutuar dhe tė vetėpersekutuar. Ndėrgjegjja jonė sociale dhe qytetare nuk ėshtė krijuar ende. Ne vetėm teorikisht mund tė duam tė bėjmė krahasime me vendet e tjera, si Gjermania, p.sh., por praktikisht jemi shumė larg. Humbėm shansin tė ndėrtonim memorien historike. Pas kaq vitesh, le tė pėrpiqemi, por e kemi shumė tė vėshtirė dhe pėr kėtė duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm. E me gjithė kėtė pesimizėm realist, unė pėrsėri mendoj se asnjėherė nuk ėshtė vonė. Sigurisht me njė grup tė mirė njerėzish, me specialistė tė fushave pėrkatėse dhe antikonformistė, me njė bashkėpunim ekspertėsh tė huaj, ne mund tė bėjmė njė ligj tė mirė pėr kushtet qė jemi tani. Duke u rikthyer nė pyetjen tuaj: Si mund tė hapen kėto dosje... Unė nuk jam pėr hapjen nė masė tė dosjeve. Kėtė ne nuk e pėrballojmė dot dhe nuk e realizojmė dot. Teknikisht dhe psikologjikisht. Sikurse thashė, kjo kėrkon vullnet tė mirė dhe asnjėherė nuk ka qenė dhe nuk ėshtė ky vullnet, pavarėsisht rrethanave politike. Por jam dakord me ligjin mbi figurėn e personave qė mbajnė pėrgjegjėsi qeveritare. Sikurse e dini, edhe kjo ka historinė e saj. Shqipėria ka kaluar gjithmonė nėpėr procese tė papėrfunduara: nga ligji pėr gjenocidin, nė komisionet e pastrimit tė figurės, nė projektligjet e Parlamentit mbi figurėn e pushtetarit, etj. Asnjėherė njė impenjim serioz. Pra, mund tė bėhen kėto nisma nėse do tė ketė dėshirė pėr ta bėrė, sepse ana profesionale ėshtė lehtėsisht e realizueshme.

A cenon hapja e dosjeve tė drejtat e individėve?

Hapje e dosjeve nuk e cenon tė drejtėn e individit. Sepse nė kėtė rast, hapja e tyre bėhet pėr arsye madhore, atėherė kur duhet tė dihet se a ka faje tė rėnda apo krime tė njė personi ndaj njė tjetri. Pra, hapja e dosjeve duhet parė si njė proces purifikimi i shoqėrisė dhe individi nė kėtė rast duhet tė vihet nė funksion tė kėsaj kėrkese tė lartė. Ajo qė vlen tė dihet ėshtė qė ky proces tė mos tė ketė pasoja tė rėnda pėr kėta individė apo tė afėrmit e tyre. Prandaj hartimi i procedurave duhet tė jetė jashtėzakonisht i kujdesshėm. Por sikurse thashė, nuk jam pėr hapje dosjesh nė masė, pra pėr ēdo qytetar. Ne nuk kemi konstrukt socialo-psikologjik pėr ta pėrballuar kėtė. Le tė mos harrojmė edhe makinacionet qė mund tė ndodhin, inatet, korruptimin e personave qė do tė procedojnė, tė gjitha kėto tė mundshme nė realitetin shqiptar. Unė jam pėr krijimin ligjor tė filtrit pėr njerėzit qė i pėrkasin dhe do t‘i pėrkasin politikės dhe drejtimit tė posteve tė rėndėsishme shtetėrore. Ne duhet tė krijojmė modelin e shtetit tė sė drejtės, e demokracisė sė vėrtetė. Lustracioni u bė nga njerėz qė krijuan parimet e demokracisė. Ky ėshtė modeli qė duhet tė ndjekim. Ne duhet tė rishohim historinė dhe tė tregojmė tė vėrtetėn pėr tė. Mua me shqetėson ecja kuturu e tė rinjve, qė nuk dinė ta ndajnė tė mirėn nga e keqja, krimin nga drejtėsia, moralin nga amorali, virtytin nga vesi. Pėr ata lipset tė bėhet lustracioni. Ai nuk ka lidhje vetėm me periudhėn e diktaturės, ai do tė pėrfshijė tė gjitha shkeljet e bėra edhe nė vitet e pas ‘90-s. Si mund tė lejohen, p.sh. tė vijnė nė qeverisje njerėz qė kanė qenė vrasės, apo kanė organizuar banda nė vitet 1997-‘98? Pra, pastrimi ndihmon shtetin tonė tė sė ardhmes, ndihmon dhe edukon brezat e rinj.

A mund tė na thoni se si ka ndodhur nė vendet e tjera, si janė hapur dosjet e ish-sigurimsave, pa krijuar konflikte tė tjera shoqėrore. Kėtu kam parasysh edhe njė deklaratė tė z. Zogaj, tė bėrė dje nė Kuvend, i cili tha se hapja e kėtyre dosjeve do tė shkaktojė vėllavrasje?

Nėse dosjet do tė hapen nė masė dhe jam e bindur qė do tė hapen keq, sepse nuk kemi njė administratė tė duhur pėr ta bėrė mirė kėtė gjė, atėherė mund tė ketė raste tragjike, patjetėr. Por nėse dosjet do tė jenė tė aksesueshme, qė do tė thotė se njerėzit qė zėnė njė post shtetėror do tė kalojnė nėpėr kėtė filtėr, mendoj se nuk do tė ketė pasoja tragjike. Madje them se do tė ketė mė shumė pėrgjegjėsi qytetare pėr t‘i bėrė mė tė pėrmbajtur dhe mė tė kujdesshėm ata qė do tė kėrkojnė atė qė nuk iu takon. Sa pėr vendet e tjera, atje ku dosjet janė hapur pėr tė gjithė qytetarėt, kanė ndodhur shumė pak raste fatkeqėsish, por jo nė masė. Mė kujtohet nė njė takim nė Beograd, me njė nga specialistėt gjermanė tė kėsaj fushe. Ai tha se mbante mend qė nė Gjermani ndodhėn vetėm 3-4 raste tė konflikteve tė hapura. Disa herė kanė ndodhur drama tė heshtura familjare. Por mendoj se nuk duhet bėrė krahasim me vende qė kanė njė background tjetėr social e politik nga i yni.

Nėse nuk gaboj, ju keni pasur takime nė organizatat ndėrkombėtare ku ėshtė diskutuar edhe kjo ēėshtje, cili ėshtė sugjerimi i tyre, si mund tė bėhet pastrimi i institucioneve tė larta shtetėrore dhe Kuvendit nga kėta ish-sigurimsa, pa krijuar probleme dhe konflikte tė tjera sociale?

Si organizatė, ne kemi pasur njė aktivitet tė mirė dhe tė hershėm mbi lustracionin. Me keqardhje mund ta them se kjo temė kaq e rėndėsishme nė atė kohė pati njė interes zero tek intelektualėt shqiptarė, te shoqėria civile dhe te politikanėt. Pėrpara disa vitesh ėshtė bėrė njė Konferencė Rajonale nė Shqipėri, ku u mendua se kjo temė do tė pėrfshinte interesat mbarėshqiptare, por nė fakt pati njė shmangie tė dukshme pothuajse nga tė gjithė. Megjithatė ishte njė dritė e vogėl me tė cilėn nė atė kohė u paraqit, projektligji i Ndokės. Dua tė rikujtoj edhe njė herė njė shprehje tė juristit tė njohur amerikan, z. Peter Ėeiss, i cili tha: "You albanians have to lustrate the lustration" (Ju shqiptarėt duhet tė pastroheni). Grupi Shqiptar i tė Drejtave tė Njeriut qė unė drejtoj ka njė program tė nisur mbi lustracionin. Jemi duke pėrgatitur njė dokumentar mbi arratisjet spektakolare nė periudhėn e diktaturės, qė do tė jetė gati nė fund tė vitit. Qėllimi ynė ėshtė tė ndėrtojmė Kujtesėn e harruar, tė ndihmojė nė marrjen e drejtė tė informacionit nga brezi i ri, i cili duhet tė njohė historinė e vendit dhe tė kuptojė siē duhet parimet e sė drejtės. Tani po i rikthehem pyetjes se a mund tė bėhet pastrimi pa konflikte. Nga pėrvoja e deritanishme e parė nė vende tė tjera, mendoj qė PO. Por tė mos harrojmė kushtet qė duhen pėr kėtė: dėshira dhe vullneti i mirė, specialistėt e mirė, mosndėrhyrja e politikės nė kėtė proces, kujdesi njerėzor pėr tė krijuar procedura sa mė dinjitoze pėr kėdo qė do tė filtrohet. Nėse mundemi tė krijojmė kėto kushte, atėherė mund tė ketė njė shpresė se mund tė funksionojė procesi i purifikimit, nėse jo, atėherė kot sa krijojmė zhgėnjime tė reja.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!