Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Mediu, shkelje nė deklarimin e pasurisė

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-6-2008
Prokuroria e Pėrgjithshme ka gjetur shkelje gjatė deklarimit tė pasurisė pėr personin nėn hetim Fatmir Mediu, ish-ministėr i Mbrojtjes gjatė kohės qė ndodhi shpėrthimi nė Gėrdec. Hetuesit e ēėshtjes konfirmojnė se deputeti pa imunitet dyshohet se ka fshehur tė ardhurat e familjes sė tij. Kaq ka mjaftuar qė organi qendror i akuzės tė mendojė pėr njė tjetėr akuzė ndaj kreut tė Partisė Republikane, i cili rrezikon tė hetohet edhe pėr "fshehje tė pasurisė". Veprimet hetimore pėr Mediun filluan menjėherė pas heqjes sė imunitetit nga Kuvendi, ku puna e hetuesve tė ēėshtjes po pėrqendrohet tek tė ardhurat e ish-Ministrit. Me anėn e njė shkresė zyrtare, prokurorėt e ēėshtjes i kanė kėrkuar Inspektoriatit i Lartė i Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurisė tė dhėnat ndėr vite tė shtimit dhe pakėsimit tė tė ardhurave tė Mediut. ILDKP-ja i ėshtė pėrgjigjur pozitivisht hetuesve, duke i servirur tė gjithė dokumentacionin e kėrkuar. Nė bazė tė verifikimeve paraprake ka rezultuar se tė ardhurat ndėr vite tė kreut tė partisė republikanė janė mė tė ulėta se interesat e kredive qė i detyrohet bankave tė ndryshme.

Pasuria e ish-ministrit

Fatmir Mediu ka marrė njė kredi prej 300 mijė euro nė shtator tė vitit 2007 nga Banka Kombėtare Tregtare, ēka i ka shėrbyer pėr tė blerė njė shtėpi 220 metra katrore nė qendėr tė Tiranės pėr 186 mijė euro. Ai gjithashtu, ka marrė njė kredi prej 3.2 milionė lekėsh (29.000 euro) nė vitin 2006, tė cilėn vazhdon ta paguajė edhe pasi ka marrė kredinė e madhe. Sipas prokurorisė, tė ardhurat familjare tė Mediut nė vitin 2007, pėrfshirė bonuset, janė 2.9 milionė lekė (23.250 euro), me njė mesatare mujore prej 1.939 euro. Megjithatė, ai ka arritur me sukses tė paguajė detyrimet mujore nga kreditė qė shkojnė nė 3.150 euro pėr muaj.

Hetimet e akuzės

Pasi kanė verifikuar tė dhėnat e mėsipėrme, hetuesit e ēėshtjes dyshojnė se ekzistojnė tė dhėna tė mjaftueshme se deklarata e pasurisė e deputetit Fatmir Mediu ka probleme ligjore. Sipas tyre, gjatė ditėve nė vazhdim do tė verifikohen tė gjitha tė dhėnat dhe nė fund do tė nxirren konkluzionet nėse pėrmban apo jo vepėr penale. Gjithsesi, para se tė merret njė vendim i tillė hetuesit thanė se do tė ftojnė pėr dėshmi ish-ministrin, i cili do tė pyetet pėr disa ēėshtje qė kanė tė bėjnė me dosjen "Gėrdeci". Zyrtarėt e akuzės qendrore saktėsojnė se Mediu, krahas shpjegimeve pėr pasurinė e tij, do tė pyetet edhe shpėrthimin e fuqishėm tė datės 15 mars 2008, si dhe pėr trafikun e dyshuar tė armėve nga Shqipėria drejt Afganistanit. Pėr kėtė aferė, akuzat e ushtarakėve nė Shqipėri, si dhe dėshmitė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr dosjen "Gėrdeci", kanė faktuar tė tjera shkelje nė fabrikėn e vdekjes pėr sa i pėrket trafikut tė fishekėve kinezė nė Afganistan. Njė prej dėshmitarėve ka qenė Efraim Diveroli, pronari 22-vjeēar i kompanisė AEY, e cila kishte marrė tė drejtėn e furnizimit me armė tė ushtrisė afgane. Diveroli ka pohuar se nuk ka pasur dijeni pėr origjinėn kineze tė municioneve, fishekė tė cilėt nuk lejohen me ligj nė SHBA. Ai ka akuzuar shtetin shqiptar se e kanė mashtruar me kėta fishekė. Tė ndodhur nė kėto kushte, hetuesit e akuzės qendrore i kanė pėrcjellė prokurorisė sė Amerikės njė listė me pyetje pėr Diverolin nė lidhje me kėtė aferė. Hetuesit e ēėshtjes konfirmojnė se dėshmia e Diverolit mund tė pėrmendė edhe fakte qė akuzojnė persona tė veēantė nė trafikun e fishekėve. Njė ndėr ta ėshtė edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pėr tė cilin zyrtarėt e akuzės qendrore thanė se pėr tė ngritur akuzat ndaj ish-numrit njė tė Mbrojtjes do tė presin njė bashkėpunim nga drejtėsia amerikane.





Dėshmia

Nga mosveprimet e ish-ministrit pėrfituan tė tjerė!


Ushtarakėt: Mediu ka

interesa pėr "Gėrdecin"

Veprimet e ish-ministrit Mediu pėr realizimin e procesit tė ēmontimit tė municioneve tė kalibrave 7.62 - 14.5 mm, evidenton tė dhėna qė pėrbėjnė dyshim tė arsyeshėm se te nėpunėsit dhe ushtarakėt vartės tė tij, ėshtė krijuar perceptimi pėr njė proces tė parregullt, ku ish-ministri kishte interesa tė veēanta dhe se pėr realizimin e tyre ai po shpėrfillte aktet ligjore dhe nėnligjore. Prokuroria tha se ish-ministri ka vepruar nė kundėrshtim me ligjin nė miratimin e akteve tė tjera nėnligjore, lidhur me ēmontimin e municioneve tė kalibrave nga 20-152 mm. Kjo ka ndikuar ndjeshėm nė uljen e nivelit tė sigurisė dhe rritjen e shkallės sė rrezikut pėr pasoja tė rėnda nė procesin e ēmontimit tė municioneve. Nga hetimet e deritanishme rezulton se me 1 shtator 2007, pėrfaqėsuesi i SAC i ėshtė drejtuar Ministrisė sė Mbrojtjes me njė kėrkesė tė dytė pėr vazhdimin e procesit tė ēmontimit tė municioneve tė kalibrave 20-152 mm. Prokuroria ka evidentuar disa shkelje pėr Mediun, nėn akuzėn e "shpėrdorimit tė detyrės". Sipas saj, Southern Ammunition Company inc. (SAC), nė mėnyrė tė qartė evidenton se municionet pėr tė cilat kėrkon tė vazhdojė projektin, nuk janė mė tė kalibrit tė vogėl. Dyshimi i dytė ėshtė se SAC paraqet pretendimin se ajo ėshtė furnizuar nga Ministria e Mbrojtjes vetėm me rreth 50% tė sasive tė municioneve tė kėrkuara. Kėtė mospėrmbushje tė detyrimit, ajo e paraqet si arsye pėr tė mbėshtetur projektin pėr ēmontimin e kalibrave mė tė mėdhenj. Dyshimi tjetėr i akuzės ėshtė se SAC pretendon se disponon makineri, qė nė mėnyrė mekanike zbėrthejnė municionin nė komponentėt pėrbėrės. Pas kėtyre tė dhėnave, SAC ka tentuar t‘i "mbushė mendjen" Ministrisė sė Mbrojtjes pėr tė marrė nė dorėzim armatime tė mėdha, duke marrė nė fund kontratėn tjetėr. Pėr tė vazhduar demontimin e municioneve, ish-ministri ka paraqitur disa akte nėnligjore nė kundėrshtim me ligjet shqiptare, vetėm me qėllim qė tė lejohej me tė gjitha kushtet vazhdimi i punimeve nė "fabrikėn e vdekjes".




Deklarata


Mediu, si i shlyej kreditė


Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka sqaruar publikisht pasurinė e tij. I pyetur nga "Balkaninsight" tė shpjegojė kėtė mospėrputhje, Mediu tha se e kishte paguar kredinė gjatė tre muajve tė vitit 2007 nga tė ardhurat qė kishte dhe 60.000 eurot qė kishte marrė nga shitja e apartamentit tė mėparshėm. Gjithashtu, ai tha se kishte planifikuar ta lėshonte me qira apartamentin e tij tė ri, nė njė shumė prej 1800 eurosh pėr muaj.

Mėnyra se si ish-ministri likuidon kredinė me tė ardhurat e tij modeste nė krahasim me detyrimet krijon dyshime pėr kėto financa.

Banka Kombėtare Tregtare nuk iu pėrgjigj kėrkesės sė "Balkaninsight" pėr tė shpjeguar kushtet e kredisė sė Mediut, por njė oficer kredie nė bankė ra dakord tė bėnte njė sqarim nė kushtet e anonimatit. Oficeri shpjegoi se nuk ėshtė e pazakonte pėr zyrtarėt e lartė nė Shqipėri tė sigurojnė kredi nė shuma tepėr tė mėdha. Oficeri i kreditit tha sakaq, se ėshtė tmerrėsisht e vėshtirė qė njė bankė tė aprovojė njė kredi kur tė ardhurat mujore janė tė barabarta apo tė pėrafėrta me detyrimin mujor. Bankat aprovojnė kreditė kur detyrimi mujor ėshtė jo mė shumė se 30 apo 50% e tė ardhurave mujore tė personit.

Agjencia e luftės ndaj pastrimit tė parave ėshtė e aftė tė identifikojė kreditė nga bankat, tė cilat nuk janė tė bazuara mbi tė ardhurat, si metodėn mė tipike tė pastrimit tė parave.

"Kemi vėnė re njė rritje tė numrit tė njerėzve qė sigurojnė kredi tė mėdha dhe fshehin pas tyre aktivitetet ilegale", thotė Arben Doēi, kreu i zyrės kundėr pastrimit tė parave.




Prokuroria


Po hetojmė tė gjitha pistat


Prokuroria Shqiptare deklaron se ka nėn hetim tė gjitha pistat qė sollėn tragjedinė e Gėrdecit, si dhe personat e pėrfshirė nė aferat e paligjshme tė kontrabandės apo falsifikimit tė municioneve. Burime zyrtare nga institucioni qendror i akuzės thanė se po punojnė pėr zbardhjen e tė gjitha pistave nga implikimi i zyrtarėve tė Ministrisė sė Mbrojtjes nė momentin kur ndodhi tragjedia e deri te pretendimet e familjarėve tė viktimave. Nėn hetim ėshtė edhe mėnyra e dėmshpėrblimit tė qeverisė ndaj tė prekurve. 16 hetuesit e ēėshtjes po punojnė nė disa fronte, ku disa po vazhdojnė tė marrin tė dhėna nga Shtabi i Pėrgjithshėm.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!