Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: PS: 5 nga 70 ligjet e sesionit, nė kundėrshtim me Kushtetutėn
Publikuar nga Gazeta Shqip me 3-9-2010
- Lajmi...
PS: 5 nga 70 ligjet e sesionit, nė kundėrshtim me Kushtetutėn
Publikuar nga Gazeta Shqip me 3-9-2010
Partia Socialiste ka deklaruar se nė fillimin e muajit janar do tė ēojė nė Gjykatėn Kushtetuese pėr vlerėsim, 5 nga 70 projektligjet qė ka miratuar parlamenti nė sesionin parlamentar qė sapo u mbyll. Kėshtu, pėrfaqėsuesit e PS-sė kanė theksuar se nismat qė janė nė kundėrshtim me Kushtetutėn dhe se duhet tė pezullohen, janė ato qė kanė tė bėjnė me taksat e biznesit tė vogėl, moratoriumin e skafeve, ngritjen e inspektoratit special tė ndėrtimit dhe heqjen e makinave pėr deputetėt. Pėrfaqėsuesit e PS-sė kanė theksuar se qeveria me anė tė nismave tė marra pėr taksat e biznesit e ka bėrė tė vėshtirė ekzistencėn e biznesit tė vogėl nė vend. Nga ana tjetėr, nė rastin e moratoriumit tė skafeve, pėrfaqėsuesit e opozitės e kanė cilėsuar si tė pakuptimtė shtyrjen edhe me tre vite tė ndalimit tė lundrimit tė skafeve nė ujėrat tona territoriale. Sipas tyre, marrja e njė vendimi tė tillė dėmton biznesin turistik dhe diskriminon shqiptarėt. Po kėshtu, nė rastin e ngritjes sė inspektoratit special, opozita ėshtė e mendimit se kjo nismė ėshtė nė kundėrshtim me Kushtetutėn, sepse i merr kompetencat njėsive vendore. Nga ana tjetėr, sipas opozitės, heqja e makinave pėr deputetėt ėshtė marrė pėr tė penalizuar opozitėn. Sipas deputetėve tė opozitės, kjo nismė merret pėr tė penguar punėn e deputetėve tė Partisė Socialiste dhe nuk ka si qėllim kursimin e shpenzimeve operative.

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...