Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Share/Bookmark













Rreth lajmit...

Aksident i rėndė nė qendėr tė Tiranės, tre tė vdekur e katėr tė plagosur

Publikuar nga Gazeta Shqip me 3-9-2010
Njė aksident i rėndė automobilistik ka ndodhur nė Tiranė, me pasojė vdekjen e tre personave dhe plagosjen e rėndė tė katėr tė tjerėve. Pėrplasja e dy mjeteve qė qarkullonin me shpejtėsi ka ndodhur nė kryqėzimin e bulevardit kryesor tė Tiranės me Unazėn, duke sjellė kėtė ngjarje tragjike. Tė gjithė protagonistėt e kėtij aksidenti tė rėndė janė tė moshave tė reja, ndėrkohė qė policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka pėrgatitur dokumentacionin pėr arrestimin e njėrit prej tė plagosurve rėndė, qė mendohet se ėshtė shkaktari i saj.

Ngjarja
Sipas tė dhėnave zyrtare tė policisė kryeqytetase, nė orėn 04.00 nė bulevardin "Dėshmorėt e Kombit", pikėrisht nė vendin e quajtur "Ura e Lanės", nė kryqėzimin e tij me bulevardin "Bajram Curri", ka ndodhur njė aksident i rėndė automobilistik, ku dy automjete, ai i markės "Land Rover", me targė TR 9251 L dhe BMW, me targė CC 944XA, duke qarkulluar me shpejtėsi tej normave tė lejuara, janė pėrplasur nė kėtė kryqėzim. Si pasojė e kėsaj pėrplasje ėshtė plagosur drejtuesi i mjetit "Land Rover", Aldi Durim Ishmaku, 23 vjeē, ndėrkohė qė ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit tip BMW, Kliton Milo Andoni, 37 vjeē. Sipas policisė, nga ky aksident kanė gjetur vdekjen Blerta Hysen Beshi, 23 vjeēe, lindur dhe banuese nė Tiranė dhe Gentian Behar Shehi, 27 vjeē, ndėrkohė qė janė plagosur rėndė dhe po marrin ndihmėn mjekėsore nė Spitalin Ushtarak Tiranė njė shtetase ende e paidentifikuar e seksit femėr, e moshės rreth 20-25 vjeēe, e cila ishte pasagjere nė njė nga kėto mjete, si edhe Arben Bajram Alla, 36 vjeē dhe Fatmir Leka, 20 vjeē, tė cilėt ishin duke udhėtuar si kėmbėsorė nė trotuar nė momentin e aksidentit. Menjėherė pas aksidentit, nė vendin e ngjarjes u kryen tė gjitha procedurat e para hetimore.

Hetimet
Gjatė hetimeve rezultoi se mjeti "Land Rover" ka qenė duke qarkulluar nė bulevardin "Bajram Curri", me shpejtėsi tej normave tė lejuara. Ndėrsa makina BMW ishte duke lėvizur, po tej normave tė lejuara nė bulevardin "Dėshmorėt e Kombit". Pikėrisht nė kryqėzim, kur nuk punonte asnjė semafor (nė orėt e vona tė natės semaforėt bllokohen), ata janė pėrplasur nė cepin e urės. Mjeti BMW ka bėrė disa salto, pėr shkak tė pėrplasjes anėsore, ndėrkohė qė mjeti tjetėr ka humbur kontrollin, duke dalė nė trotuar dhe nga aty ka marrė pėrpara disa shtylla, qė pėrdoreshin pėr ndriēimin e bulevardit, duke pėrfunduar nė Lanė.
Menjėherė pas kėsaj pėrplasje tejet tė rėndė, personat e tjerė qė kanė kaluar me mjetet e tyre dhe kanė parė gjithė skenėn, kanė nxituar pėr tė ndihmuar personat e aksidentuar. Ata janė dėrguar me urgjencė nė spital, ndėrkohė qė disa prej tyre kanė mbetur tė bllokuar nė makina, pavarėsisht se kishin ndėrruar jetė nga kjo pėrplasje. Pas pak kohėsh, nė vendin e ngjarjes kanė mbėrritur ekspertėt e policisė rrugore, tė cilėt kanė kryer veprimet procedurale dhe kanė nxjerrė konkluzionin se autor i kėsaj pėrplasje ėshtė Aldi Ishmaku. Sipas policisė, dy drejtuesit e mjeteve, por edhe pasagjerėt kanė qenė nė gjendje tė dehur. Madje, autori Ishmaku nuk ka as leje pėr drejtim mjeti. Sipas rregullores, nė kryqėzime, pėrparėsi u jepet mjeteve nė rrugė kryesore, ndėrsa ato nė rrugė dytėsore duhet tė presin radhėn. Por nė kėtė rast, dy drejtuesit e mjeteve kanė tentuar tė kalojnė sa mė shpejt, duke mos e vėnė re rrezikun qė u kanosej.
Policia deklaroi se ndaj kėtij personi, i cili drejtonte mjetin "Land Rover", u mor masa e arrestit nė flagrancė pėr disa vepra penale. Saktėsisht u deklarua se Ishmaku akuzohet pėr veprat penale tė "shkeljes sė rregullave tė qarkullimit rrugor", "shpejtėsi tej normave tė lejuara", "mosrespektim tė sinjalistikės rrugore", si edhe "drejtimin e mjetit pas pėrdorimit tė pijeve alkoolike".



Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...