Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Babai i viktimės: E nisa te nusja, se kishte ditėlindjen
Publikuar nga Gazeta Shqip me 3-11-2010
- Lajmi...
Babai i viktimės: E nisa te nusja, se kishte ditėlindjen
Publikuar nga Gazeta Shqip me 3-11-2010
Nė familjen e 32-vjeēarit Leonard Hazizja, i gjetur i masakruar nė tunelet e ish-repartit ushtarak tė tankeve nė Levan, ka pllakosur zia. Ndėrsa nuk besojnė nė deklaratėn e njėrit prej autorėve tė ngjarjes, 18-vjeēarit Miēo Osmani, tė afėrmit e tij i kanė bėrė apel shtetit pėr tė gjetur motivin e saktė tė vrasjes. I ati, vėllai, daja dhe xhaxhai i tij, janė shprehur dje pėr gazetėn "Shqip" se: "Policia dhe shteti duhet tė gjejnė motivin. Nuk besojmė tek ato qė ka shprehur njė prej autorėve tė arrestuar, se Leonardi ka vrarė njė njeri disa vjet mė parė".Kismeti Hazizaj, rreth tė 70-ve, i rrethuar nga djali i vetėm qė i ka mbetur, dhe nga i vėllai e kunati, pret dhe pėrcjell njerėzit e shumtė qė e ngushėllojnė pėr fatkeqėsinė qė i ka ndodhur. I pėrlotur ai ka rrėfyer pėr "Shqip" kontaktet e fundit me tė birin. "Joni (kėshtu i flisnin familjarėt Leonardit) kishte gjashtė muaj qė ishte kthyer nga emigrimi, ku qėndroi tetė vjet. Tre muaj mė parė pėr tė mbajtur familjen, mori me qira dy mjedise private nė qendėr tė fshatit Strum dhe rregullonte pajisje elektro-shtėpiake. Kėtė profesion e kishte mėsuar nė Greqi ku qėndroi pėr 8 vjet. Fitonte sa pėr tė mbajtur shtėpinė dhe pėr tė paguar qiranė e dy dyqaneve. Nuk ka pasur kurrė probleme", tregon Kismeti, ndėrsa fik dhe ndez cigaret njėra pas tjetrės.
Kismeti tregon se ditėn e enjte, ashtu si ēdo ditė tjetėr, Leonard Hazizaj kishte punuar deri vonė nė dyqanet e tij. "Rreth orės 18:30 erdhi nė shtėpi dhe na tha se i kishte telefonuar vjehrri, pasi e fejuara e tij, Fidajetja, kishte datėlindjen. Mė njofton se do tė ikte andej dhe madje mė tregoi se do tė blinte njė tortė nė Roskovec. Pritėm deri nga mesnata e sė enjtes, por nuk u kthye. I thashė gruas ta marrė nė telefon, por e kishte tė mbyllur. Menduam pėr ndonjė problem me baterinė, por kur ai nuk u kthye as tė premten, u detyrova qė nga pasditja tė kėrkoja informacione pėr tė. Tentova tė bėja thirrje nė celular, por e kishte tė mbyllur. I telefonova mė pas krushkut, vjehrrit tė djalit, por dhe ai mė tha se nuk e kishte takuar. Madje, nuk kishte shkuar as tė enjten nė darkė. U shqetėsova dhe parandjeva se diēka e rėndė kishte ndodhur", tregon Kismet Hazizaj.
Mė tej nga dėshmia e tė atit tė viktimės mėsohet se familjarėt i kanė telefonuar njė tė afėrmi tė tyre qė ėshtė inspektor policie nė Fier. Ky i fundit e ka marrė tė mirėqenė denoncimin e humbjes dhe ka njoftuar kolegėt e tij pėr tė dhėnat e 32-vjeēarit tė zhdukur. Pasi kanė kėrkuar pėr mė shumė se 18 orė te tė afėrmit, mėsohet se familja Hazizaj ėshtė njoftuar pėr gjetjen e trupit tė pajetė. I vėllai i viktimės tregon se fillimisht ėshtė gjetur makina personale e Leonardit. "Nga vendi ku u gjet vėllai, makina ishte larg mė tepėr se 6 km. Ne kėrkuam me mendimin se mos makina kishte pėsuar defekt. E gjetėm dhe kur u futėm brenda, pamė edhe tortėn qė ishte e padėmtuar. Mė pas nisėm kontrollin e zonės. Ne dhe policia jemi pėrballur njėkohėsisht me kufomėn. Ishte vėrtet e tmerrshme ajo qė pamė", shprehet i tronditur i vėllai i viktimės. Mėsohet se ka qenė daja i Leonardit, ai qė ėshtė ndeshur i pari me trupin e nipit tė vrarė dhe mė pas ėshtė pėrballur me hetimet e policisė.
"Trupin e tij e kishin masakruar. I kishin hequr edhe sytė nga zgavra. Fytyrėn ia kishin dėmtuar dhe nė kokė ka pasur shumė vrima. Ishte i dhunuar kudo", tregon daja, ndėrsa merr frymė thellė duke u ngashėryer. Pak sekonda mė vonė ai rimerr sėrish fjalėn duke thėnė se :"Nga mbrėmja vonė e sė shtunės kur dhe trupin e morėm nė shtėpi na lajmėruan ata tė policisė se ishte kapur njė prej autorėve. U pėrballa me tė dhe me deklaratėn e tij. Thoshte qė e kishte vrarė Leonardin se ai i ka ekzekutuar tė atin gjatė vitit 1997. Kjo ėshtė e pabesueshme. Leonardi nuk ka bėrė kurrė njė gjė tė tillė. Ka diēka tjetėr qė fshihet nė kėtė mes". Rreth orės 11:00 tė sė dielės, 32-vjeēarit tė masakruar i ėshtė dhėnė lamtumira e fundit.

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...